Ekskluzive/Dyshohet varr masiv i komunizmit në Borsh të Sarandës. Prokurori: Në Korrik do nisim zhvarrimin

Ekskluzive/Dyshohet varr masiv i komunizmit në Borsh të Sarandës. Prokurori: Në Korrik do nisim zhvarrimin

Foto ilustruese

Prokuroria e Sarandës ka filluar hetimet për “Krime kundër njerëzimit”, duke urdhëruar policinë që të nisë procedurat për kryerjen e zhvarrimit me shpresën e gjetjes së një personi, të quajtur Stavër Bishka. Ky i fundit rezulton të jetë dënuar gjatë viteve të diktaturës komuniste me 25 vite burgim dhe ka ndëruar jetë në repartin 105 në Sarandë. Pikërisht ky repart është lokalizuar në Borsh të Sarandës dhe sipas dokumentacionit që është marë nga ana e ministrisë së Brendshme, pikërisht në këtë vend, ndodhen eshtrat e të dënuarit politik Stavër Bishka.Por informacionet që kanë mbëritur nga ministria e Brendshme, kanë krijuar dyshime të forta se vendi ku është urdhëruar policia për të kryer gërmime është një varr masiv. Prokurorët thonë se procedura pritet të kryhet në muajin korrik 2019 dhe se për këtë gjë, janë marë të gjitha masat, duke njoftuar disa institucione.

“Shqiptarja.com” mëson se kallëzimi penal në prokurorinë e Sarandës është depozituar nga një psikologe në Prokurorinë e Përgjithshme që quhet Elena Bishka. Kjo e fundit rezulton të jetë mbesa e Stavri Bishka, i dënuar politik me 25 vite burgim. E kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” Elena Bishka pohoi se kërkimin e eshtrave të gjyshit të saj e ka amanet nga babai i saj Josifi, që ka vetëm pak kohë që kishte ndëruar jetë. Në kallëziminin që “Shqiptarja.com” disponon thuhet se: “Unë Elena Gogsel (Bishka), e bija E Josifit dhe mbesa e Stavër Bishka, ju paraqes këtë kallëzim penal në lidhje me qëllim zhvarrimin e eshtrave të të ndjerit nga qyteti i Sarandës. Ju sqaroj se gjyshi im është dënuar në vitin 1975 me 25 vjet burgim ku ka ndëruar jetë duke vuajtur dënimin në datën 27 tetor 1977 në repartin 105 në Sarandë. Që prej asaj kohe duke patur parasysh kohën në të cilën ka ndodhur ngjarja dhe për arsye të ndryshme familjare nuk kemi pasur informacione se ku është varrosur trupi i të ndjerit.

Sipas vërtetimit të lëshuar nga ana e Ministrisë së Brendshme në datën 3 maj 2018 më informojnë për vendin në të cilin, ndodhen eshtrat e gjyshit. Duke qënë se është një varr masiv, po ju drejtohem juve si Prokuroria e Sarandës për veprimet e duhura ligjore nga ana juaj pasi në kërkojmë zhvarrimin e eshtrave dhe vendosjen e tyre në varrezat publike të Berratit. Në këto kushte kërkoj nga ana juaj si prokurori ndjekjen penale ndaj cilido shtetasi që ka kryer veprën penale “Krime kundër njerëzimit”. Ky është një pjesë e kallëzimit penal dhe pas këtij rrëfimi prokuroria e Sarandës është vënë në lëvizje, duke filluar procedurat për hapjen e një varri masiv në Borsh të Sarandës, aty ku pritet të zbulohet eshtrat e dhjetëra persona të dënuar politikë që janë vrarë apo kanë vdekur në repartin nr. 105 në Sarandë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja