VIDEO-Ekskluzive/ Ish-Kryeprokurori Llalla pas një viti rishfaqet në Tiranë

Report TV ka siguruar një video ekskluzive ku shfaqet ish-Kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Në videon e transmetuar në emisionin Repolitix, Adriatik Llalla shfaqet nën shoqërinë e dy grave dhe një burri i cili largohet i pari nga tavolina. Këto pamje të fiksuara në një prej hoteleve të Tiranës, i japin fund hamendësive për vendndodhjen e Adriatik Llallës për të cilin ka pasur disa raportime mediatike, se ai ndodhej në Turqi apo dhe Gjermani. Dëshmitarë okular në këtë hotel ku ka është filmuar Adriatik Llalla i thanë Report TV, se ish-Kryeprokurori dukej i relaksuar, madje nuk kanë munguar batutat me personat në tavolinë. Po i njëjti burim pohoi se teksa Adriatik Llalla qëndroi për më shumë se 30 minuta në lobin e këtij hoteli, gjatë të gjithë kohës dy bodigardë qëndronin tek dera duke e vëzhguar në mënyrë konstante.

Ish kreu akuzës shqiptare Adriatik Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndërkohë që Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. Menjëherë pasi Adriatik Llalla doli nga sistemi drejtësisë shqiptare ai u shpërngul me familjen në Gjermani. Prokuroria shqiptare kërkon informacione nga drejtësia gjermane për ish-kryeprokurorin. lidhur me hyrje-daljet e Llallës në Gjermani, dhe nëse Llalla ka pasuri në shtetin gjerman.

Informacionet për Llallën kërkohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimeve për “pastrim parash”, “refuzim të deklarimit të pasurisë”, “mos deklarim”, “fshehje ose deklarimi i rremë i pasurisë”, “Mos deklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.  Ndërkohë që në 23 korrik të këtij viti, Krimet e Rënda sekuestruan 1 miliard lekë pasuri të ish-kryeprokurorit, masë kjo që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, pas kontestimit të Llallës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 14/12/2018 20:58

    Ne nje situate kaotike te stisur nga LSI & PD, padroni i krimit sfidon ligjin dhe reformen per drejtesi. Ky maskara nuk ka nevoje te ruhet nga badyguard sepse kete e ruan vete krimi. Perse prokuroria e krimeve te renda nuk kerkon mase arresti per kete vemje te pashkolle? Me cfare i ben presion ky urith i shemtuar?

    Përgjigju
    • sapa: 15/12/2018 18:56

      Cfare pret ti qe kriminelet te arrestojne njeri tjetrin?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës