Eksodi, Berisha: Shqiptarët po ikin
për bukën e gojës, Rama si Assad

Eksodi, Berisha: Shqiptarët po ikin<br />për bukën e gojës, Rama si Assad
Largimet masive të shqiptarëve drejt vendeve të BE kanë ngjallur debate në Kuvend. Ish kryeministri Sali Berisha për këtë gjendje e ka drejtuar gishtin tek qeveria. Duke krahasuar numrin e shqiptarëve të larguar me atë të sirianëve, Berisha ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me presidentin e Sirisë, Bashar al Assad. 

Berisha: Ndonëse u hoqën vizat në vitin 2013 Shqipëria renditej e fundit ose e parafundit sa i përket azil-kërkuesëve. Shqipëria ka pasuri përallore, e kur shikon njerëz që largohen njeriu nuk mund të mos qaj me lotë të ftohta nga hidhërimi. Po ku jemi sot, nga Kukësi, Orikumi, Saranda mijëra shqiptarë largohen nga Shqipëria. Ajo që është edhe më e rëndë është ajo që mijëra kërkojë azil politik, pranojnë të largohen nga Shqipëria e shkojnë në kampe. Shkojnë vetëm për copën e bukës. A komunikoni ju me ata? A është kjo një klithmë e tmerrshme, po! Në statistikat tuaja, njëra është me i hidhura. Ne arritëm ta ulim në 1.4 % varfërinë sot po shkon në 5 %. Po pse po ikin shqiptarët, nuk janë larguar për mungesë dashurie. Janë larguar kur e shohin se s’ka jetesë në këtë vend. I dërmon dëshpërimi, zhgenjimi, trishtimi. Po pse poi kin shqiptarët, jemi në eksod sot. Pasiguri e madhe, në të katër anët kërcasin maskat e tritolet. Turp që jeni krenarë. Si të kenë besim shqiptarët kur shohin sejapin medait komisarin e shtrirë në tokë me 15 pluma në trup, e autori u pa me dy sy nga dëshmitari i mbrojtur. E pastaj Frrokët e partisë e shpallin të pafajshmë.  Cili është ai që mendon se ka siguri, kur deputeti juaj mbron kryetrafikantin? Cila është siguria kur deputeti juaj ka shkelur ligjin në 150 raste? Ku ka siguri kur Konstandini i partisë shtrin nën dhe 4 jetë.  Shqiptarët nuk rrinë dot në Shqipëri më këtë situatë. Jo se nuk e duan Shqipërinë, por këtu ata jetojnë në një shtet terrori-policor. E shohin që deputeti shkel Kushtetutën në 150 raste mbrohet, e një tjetër ai që ka 35 dollarë borxh vdes në burg. Pse shqiptarët dolën krahas me sirianët, e kuptoni që jeni barazuar me Assadin? Shqiptarët në qelitë e burgut bëjnë sefie, si kryetari juaj, për tu paraqitur si të përndjekur politik. Shqiptarët votuan sepse u premtuan shëndetësi falas, të hiqni TVSH-në e energjisë, u premtuar rrogën e 13, u premtuar 160 mln dollarë vaditje. Ata u besuan sepse situata e ndihmuar nga kriza greke dhe italaine ishte e vështirë, tani ku i keni? Ku janë vendet e punës?  Ky është deputeti i Vlorës, ai që thotë me krenari se prishi 1000 objekte, njeri paranojak. Këto 1000 objekte ushqenin 1000 familje. Janë prishur për kënaqësinë e kryetarit tuaj mbi 6000 e ca objekte. Do vazhdojmë me krenarinë e turpshme? Si po shkon ekonomia, gjeni nje biznesmen që thotë se po ecim mire, skenari grek po progresion, borxhi po thellohet edhe deficiti.  

Ndërhyn Erjon Braçe nga salla e Kuvendit

Berisha­-Erjon Braçes: Pusho ti se s’ka nevojë për avokat, ka hajdarin avokat…mbylle gojën rrugac, mbylle gojën rrugac

Ilir Meta: Ju lutem me qetësi dhe kujdes etikën 

Berisha: Nuk ke ndërtuar dot në 2 vjet 1 km rrugë. 800 milionë është laguna e këtij zotërisë dhe 2 të vdekur, nga kompania e këtij të pudrës. Ndaj ikin shqiptarët. Ikin sepse një klikë e urryer sundon sot Shqipërinë.    

Taulant Balla-Berishës: Ti ke përdhunuar deputetët e partisë tënde
Është e vështirë dhe e lehtë të flasësh pas parafolësit se duhet t'i themi të njëjtat fjalë, është për të ardhur keq ku ka degraduar lideri historik i PD se gjithçka tha sot, dje nesër, janë vecse gënjeshtra edhe budallallëqe. Një gjë duhet të vëmë rregull zoti deputet, ngrije kokën nuk fyen deputetët, dëgjon, s’mund të fyesh asnjë deptuet ti se ti i pari s’ke të drejtë të fyesh deputetin, je mësuar brenda partise tende i ke rrahur, përdhunuar, por sallën e Parlamentit s’ke të drejtë ti ta bësh pis. PD paguan 2 mije Euro qera për zyren tende…jepini more një zyrë tek SHQUP-i, një zyrë 2.000 euro…të paktën nëse i paguani se nëse ua sponsorizojnë është cështje tjetër, ti je i fundit që mund të flasësh për antikorrupsion, që e bëre pronë të familjes tënde. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid