Eksodi, Gjylameti: Basha po
e përdor për fushatë elektorale

Eksodi, Gjylameti: Basha po<br />e përdor për fushatë elektorale
Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti ka akuzuar kryetari i PD-së Lulzim basha se po përdor largimin e shqiptarëve drejt BE, për fushatë elektorale. Nga selia e PS-së, Gjylameti tha se Basha po bën fushatë me një temë antikombëtare.
 
Deklaratë e plotë e deputetes Blerina Gjylameti

Lulzim Basha nuk ka hallin e shqiptarëve, por i shfrytëzon ata për interesat politike të Partisë Demokratike. Një politikan i përgjegjshëm sot duhet të qetësonte qytetarët, por Lulzim Basha i ka tradhtuar qytetarët, ndaj tenton të nxisë destabilitet përmes retorikës që synon të nxisë largimin e sa më shumë njerëzve nga vendi.
Kjo retorikë e Lulzim Bashës nuk i shërben Shqipërisë dhe as nuk ndihmon shqiptarët.
Është për të ardhur keq Kryetari i Bashkisë së Tiranës që për 4 vjet tradhtoi qytetarët dhe nuk mbajti asnjë premtim, sot gjen kurajën për të bërë fushatë, e për më tepër të bëjë fushatë me një temë kaq antikombëtare. Nuk flet për rrugët e pandriçuara dhe plot gropa në Tiranë që në katër vitet e fundit nuk e kanë ndjerë dorën e Bashkisë dhe sot i bëjnë qytetarët e pasigurtë. Nuk flet për premtimet e pambajtura për më shumë punësim, më shumë parqe, për tramin e Tiranës që është vetëm në ëndrrat e Lulzim Bashës. Tashmë që Lulzim Basha u tërhoq i trembur nga rikandidimi, çdo shqiptar e ka marrë vesh se edhe vetë Lulzim Basha nuk i beson premtimeve që bën.
Është paaftësia e Lulzim Bashës në çdo detyrë që ka patur arsyeja pse ai ndërron kaq shpesh pozicione. Duke mos ditur të bëjë asgjë, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të tentojë diçka të re, pasi nuk ka asnjë shans të përballet me ndonjë arritje në detyrat e mëparshme.
Sa i përket rastit në fjalë, shifrat e institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë tregojnë se situata është nën kontroll dhe një përmirësim i dukshëm është ndjerë dita ditës sa i takon çështjes së largimeve.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar