Eksodi i 1991, Basha: 30 vite më parë u larguan prej diktaturës, sot vendi shpopullohet prej korrupsionit

Eksodi i 1991, Basha: 30 vite më parë u larguan prej diktaturës, sot vendi shpopullohet prej korrupsionit

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në përkujtim të 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve. Përmes një postimi Basha shkruan se 20 mijë shqiptarët ikën në Itali për të lënë pas vuajtjet e komunizmit e ndërsa sipas tij shpopullimi i Shqipërisë vazhdon edhe sot. Për këtë, sipas Bashës e ka fajin regjimi që drejton vendin.

“30 vite më parë, 20 mijë shqiptarë mbërritën në brigjet e Italisë me anijen “Vlora”, në përpjekje për të lënë pas vuajtjet dhe tragjedinë që regjimi totalitar i kishte shkaktuar vendit.

Fatkeqësisht, eksodi i shqiptarëve vijon, i heshtur dhe i dhimbshëm, prej diktaturës së korrupsionit, që vret njësoj shpresat për një të ardhme më të mirë, këtu, në tokën tonë. Lëvizja e lirë ka fshehur nga sytë pamjet rrënqethëse të dikurshme por largimi masiv, sidomos i të rinjve, njerëzve të kualifikuar, intelektualëve, lexohet te shifrat e frikshme të shqiptarëve që kanë kërkuar azil përgjatë viteve të fundit. Lexohet në sytë e përlotur të nënave që kanë larg bijtë dhe bijat e tyre, apo sepse po përgatiten për të marrë rrugët e botës, pasi keqqeverisja po i mban larg Europës dhe një jete më të mirë.

Që kjo plagë të marrë fund, që shqiptarët të gëzojnë frytet e çdo gjëje të mrekullueshme që Zoti i ka falur vendit tonë, duhet ndëshkuar modeli korruptiv dhe kriminal i ndërtuar nga ky regjim dhe duhet zhbërë kapja e shtetit që pasuron një pakicë, ndërsa lë në varfëri shumicën e qytetarëve.

Përkundër masakrës zgjedhore, qytetarët mbështetën planet dhe vizionin e Partisë Demokratike, ndaj ne do të luftojmë me gjithë forcën që na dhanë njerëzit në 25 prill, që t’u kthejmë shumicës së shqiptarëve të drejtën për të jetuar një jetë të plotë dhe të lirë për realizimin e aspiratave të tyre këtu, pranë familjeve dhe miqve të tyre”, shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

30 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali, Meta: Shpopullimi ende dramë e madhe! Basha: 3 dekada më parë u larguan nga diktatura, sot prej korrupsionit! Veliaj: Ilustrimi unik i aspiratës për liri


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë