Eksodi i shqiptarëve, Deda e PD:
Shkak, keqeverisja e korrupsioni

Eksodi i shqiptarëve, Deda e PD:<br />Shkak, keqeverisja e korrupsioni
Eksodi i shqiptarëve drejt vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian, eksod që ishte i theksuar më shumë gjatë vitit të kaluar, ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes, korrupsionit dhe lidhjes me krimin.

Kështu ka deklaruar deputetja Albina Deda teksa ka marrë pjesë në takimin për gratë refugjate, zhvilluar në Bruksel.
Deda u shpreh se: “2015 ishte viti i trishtë i  Azilit, për Shqipërinë, e dyta pas Sirisë në luftë, duke eksportuar afro 100 mijë azilkërkues në të gjithë Evropën, më së shumti në Gjermani”.

Deda analizoi burimin e kësaj dyndje masive të shqiptarëve.

Shkaktarë për këtë eksod kombëtar, që vazhdon, është keqqeverisja dhe kryeministri që kanë zhytur vendin në krizë të gjithanshme dhe në mungesë shprese. Shteti dhe parlamenti mbahen peng nga njerëz të lidhur me krimin që nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve. Papunësia e lartë, taksat dhe çmimet e dhjetëfishuara, kanë bërë që shqiptarët dhe veçanërisht gratë, nënat dhe vajza të reja, afro gjysma e azilkërkuesve, të gjejnë mundësi jetese në Evropë. Kanë ikur gratë dhe nënat, pasi ato vuajnë pamundësitë për të mbajtur familjen, vuajnë mungesën e shanseve për arsimim dhe shërbim shëndetësor dhe mungesën e të ardhurave për të rritur fëmijët. Fatet e familjes në krizë ekonomike i përjetojnë më shumë nënat, të cilat kanë shkuar shpesh dhe drejt flijimit”- u shpreh zonja Deda.

I mbajtur në kuadrin e ditës ndërkombëtare të grave, takimi kishte si qëllim diskutimin e problematikave dhe qëndrimeve për gratë azilkëruese, që në të gjithë BE janë mbi 20% të të gjithë masës së refugjatëve. Me këtë rast çështjet e grave azikërkuese, do të jetë në rendin e punimeve, në seancën e PE, ditën e 8 Marsit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'