Eksodi, Nishani: Ta ndërtojnë
 të ardhmen në vendin tonë

Eksodi, Nishani: Ta ndërtojnë<br /> të ardhmen në vendin tonë
“Ta ndërtojnë të ardhmen në vendin tonë”. Kështu deklaroi presidenti Bujar Nishani gjatë një takimi me banorët e komunës Shishtavec në Kukës.
 
Kreu i shtetit iu bëri thirrje njerëzve të mos largohen nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore. Por presidenti Nishani ishte i ashpër dhe me zyrtarët, ndërsa theksoi se ata duhet të dalin nga zyrat e tyre e të takojnë banorët.
 
 
“Duhet të flasim me qytetarët, t’i bindim ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Ne të gjithë, përfaqësues shteti apo edhe politikanë duhet t’u japim garanci shqiptarëve për një jetë më të mirë në të ardhmen e tyre”, është shprehur Presidenti Nishani, i cili ka shtuar se për të ndalur këtë eksod duhet angazhim dhe projekte zhvillimore ndaj vendit. 

Nga qarku i Kukësit janë larguar mijëra banorë për një jetë më të mirë. Vetëm nga komuna e Shishtavecit janë larguar mbi 250 banorë.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin