Eksodi, Rama nga Kukësi: Ishte
mashtrim, nuk lindi në 18 muaj

Eksodi, Rama nga Kukësi: Ishte<br />mashtrim, nuk lindi në 18 muaj
Kryeminsitri Edi Rama edhe njëherë ka theksuar se eksodi i ditëve të fundit lindi si pasojë e një mashtrimi. Nga Kukësi ku numri i të larguarve është më i larti, kryministri duke prezantuar kandidatin e mazhorancës për zgjedhjet lokale Hasan Halili, tha se eksodi nuk lindi këto 18 muaj.   


“I jam mirënjohës disa burrave që më folën për eksodin, ndërsa derdhen lotët e krokodilet në Parlament, në Tiranë, në kafene ku bëhet politika e lartë nga të gjithë ata që nuk e kanë parë Kukësin. I kanë treguar rrugën e Kombit, por nuk kanë menduar si mund t’i ndihmojmë këta njerëz. Nëse ka njerëz që duhet të heshtin për ata njerëz që nga Kukësi largohen janë ata që e zhytën Kukësin në këtë situatë. Është e turpshme që të spekullohet me atë që ndodhi para pak javësh, pasi pas regjimit të lirë të vizave kanë ikur e kanë vazhduar të ikin. Kërkesa për një jetë të mirë e ka çdo familje, kudo e sidomos ne vende që janë në vështirësi. Ikja përmes regjimit të lëvizjes së lirë nuk ka filluar këto 18 muaj, jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende të BE. Ai fluks ishte një mashtrim, mbi bazën e një keqkuptimi të madh. Dhe e di çfarë më thanë ata burrat? Mos na dëgjo ne thanë po shiko dhe bëj çmos që fëmijët tanë të mos katandisen siç na katandisën ne në këto 25 vite”, deklaroi Rama. 

 
Duke përmendur spitalin e Kukësit që sipas kryeministrit dhe ai ka ndryshuar pasi qeveria ka hapur kantierin dhe në shëndetësi, Rama iu premtoi kuksianëve edhe lehtësi sa i përket kamatvonesave për energjinë elektrike.
 
Ne kemi bërë një punë kolosale për të ndalur emoragjinë në çdo sektor, kemi bërë dhe përgatitjen tonë me projekete. Jam i vetëdijshëm që Kukësi është qarku më i varfër, nuk u varfërua në këto 18 muaj, por në 20 e ca vite. Ato që po bëjmë sot duhet të ishin bërë vite me parë. Kanceri që kapi çdo sektor duhet të ishte operuar më parë. Unë besoj që ne jemi në gjendje që ta përshpetojmë kthesën dhe të dalim me shpejtësi në rrugën e re që kemi projektuar. Duhet të durojmë sot dhimbjet e këtij operacioni që nesër të çohemi në këmbë e të vrapojmë. Unë e di shumë mirë dhe vështirësinë që kanë banorët e kësaj zone për energjinë. Varfëria nuk është arsye për të mos paguar energjinë. I mirëkuptoj për çështjen e kamatave, të jeni të sigurt se ky mirëkuptim do kthehet në një masë të arsyeshme për ta lehtësuar këtë zonë. Ne nuk mund të tallemi me fëmijët tuaj, duke iu thënë mos i paguani dritat se nuk është problem”, theksoi Rama. 

Shefi i qeverisë nuk la pa akuzuar dhe qeverinë e kaluar dhe ish kryeministri Sali Berisha, të cili e krahasoi me një bixhozxhi. Rama tha se kjo qeveri morri 720 milionë borxhe barë nga qeveria e kaluar.  
 
Është kthesë e vështirë, sa dhe marrja e kthesës në ekonominë familjare. Këtë e dinë të gjithë ata që merren me punë dhe jo me llafe. Shtëpia jonë Shqipëria ishte një shtëpi e zhytur në boxhe, 720 milion borxhe. Babai i shtëpisë luante bixhoz, një ditë të bukur kur baba iku e në hapëm derën e shtëpisë gjetëm tek dera ata që kërkonin borxhin. Baba ndërkohë që kishte sjellë në shtëpi gërshëra dhe shirita i linte lekët në bixhoz”, deklaroi Rama.

I pranishëm gjatë prezantimit të Hasan Halilaj për bashkinë e Kukësit, ishte edhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili njohu banorët me projektet e qeverisë për rimëkëmbjen e këtij qarku. Sipas ministrit Panariti, janë disa investime që do të kryhen në këtë zonë që do t’u vinjë në ndihmë banorëve për prodhimin e produkteve bujqësore, konkretisht në Shishtavec, apo investiemt që do të kryhen në qendrën e bimëve medicinale në këtë qark.

Ndërsa kandidati i koalicionit te majte për Bashkinë e Kukësit, premtoi se do të vijonte punën për të qënë pranë qytetarëve. Halilaj rikandidon për kryetar bashkie i propozuar nga LSI.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos