Ekspedita 2012, shqiptarët
pushtojnë majën e Everestit

Ekspedita 2012, shqiptarët <br />pushtojnë majën e Everestit
Alpinistët shqiptarë, mes tyre dhe Gjergj Bojaxhi ia dalin të pushtojnë Everestin dhe ngrenë në çatinë e botës flamurin shqiptar, përkrahë flamujve të tjerë nga e gjithë bota. Fation Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho Xhimi Begeja dhe sherpat e tyre ia dalin të hipin në majën  më të lartë të botës, 8844 metra, aty ku pak ditë më parë një grup alpinistësh kinezë e tibetianë, me një  përgatitje shumë më të lartë, nuk kishin arritur tia dilnin. Vetëm 3 nga 7 alpinistët kishin arritur të ngjiten ndërsa për Shqipërinë rezultati është gjashtë me zero.

Fillimisht në mëngjes erdhi në redaksinë e Shqiptarja.com mesazhi nga presidenti i kompanisë udhërrëfyese.

Aplinistët mbërritën në majën e malit më të lartë në botë rreth orës lokale 07:00 (+5. 45 GMT).
"Nga informacionet e fundit 4 nga 5 alpinistë shqiptarë mbërritën në majën e Everestit, 8844 metra rreth orës 07:00 me orën lokale. (+5. 45 GMT) dhe janë rrugës për në kampin 3. Na duhet të konfirmojmë sa dhe kush kanë arritur majën menjëherë sapo të arrijnë kampin 3
Sinqerisht
Pradip Kumar Limbu"

Njoftimi i mëngjesit tregon se nga grupi prej 6 alpinistësh, 4  alpinistë ia kanë dalë, ndërsa nuk bëhen të ditur ende emrat e alpinistëve që hipën në majë.

Disa orë më vonë, rreth orës 11: 00 vjen mesazhi tjetër në adresën e redaksisë:
"Sapo (10:40) u bë një nje bisede e shkurtër në telefon dhe mësuam se në Everest janë ngjitur që të gjashtë antarët e ekipit (Shprehimisht u tha: Gjashtë me zero për Shqipërinë) "

EKSPEDITA
Ekspedita Everest 2012 u ndërmor në kushtet më ekstreme të motit dhe të lartësisë, dhe është inisiativë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Fation Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja, nisën në muajin Prill ngjitjen drejt pikës më të lartë të globit, për të vendosur flamurin shqiptar në zonën e flamujve, përkrahë flamujve të tjerë nga e gjithë bota.
“Të gjashtë antarët e ekspeditës dhe sherpat do të ngjiteshin për gjatë gjithë natës për të arritur majën. Të gjithë ishin të përgatitur për të suportuar temperaturat nga – 30 deri në - 40 gradë Celsius. Shqetësimi ishte rritur para pak ditësh kur një stuhi e papritur shkaktoi vdekjen e dy alpinistëve dhe humbjen e tre të tjerave në atë që quhet Maja e vdekjes. Por për fat të mirë ekspedita shqiptare pavarësisht disa kthimeve pas dhe aklimatizimeve ia ka dalë mbanë që të arrijë deri në pjesën finale të misionit. Një arritje jo pa vështirësi dhe sakrifica fizike.
DITARI
20 maj drejt kampit të ndërmjetëm 5.700 m.
21 Maj ngjitje në ABC; 6.400 m.
22 Maj qëndrim në ABC.
23 Maj ngjitje në Kampin 1 – 7.100 m.
24 Maj ngjitje në Kampin 2 – 7.900 m
25 Maj ngjitje në Kampin 3 – 8.300 m.
25 Maj ngjitja në Majën e Everest.
Iniciativa u sponsorizua nga Vodafone, Reiffaisen Bank dhe Ministria e Rinisë dhe Sporteve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia