Eksperiment me nxënësit: Si e
përdorin paskajoren në hartime

Eksperiment me nxënësit: Si e<br />përdorin paskajoren në hartime
A duhet të përfshihet paskajorja në gjuhën shqipe? Po nxënësit e shkollave, adoleshentët si e përdorin paskajoren dhe forma të tjera të gëgnishtes ndërsa shkruajnë një sprovë letrare? Nëse sheh shkrimet e tyre kupton se sa të natyrshme e kanë ata përdorimin e pakajores.
 
“Eksperimentin” e ka publikuar një mësues i gjuhës shqipe në Korçë, Erget Cenolli, i cili  ka publikuar disa shembuj të sprovave të nxënësve të tij, të cilëve iu kishte dhënë detyrë të shkruanin lirisht forma gegnisht ashtu si atyre do tu vinte ndër mend. P
 
as publikimit të këtyre shembujve, gjuhëtarja Ledi Shamku dhe studiuesi Gazmend Bërlajolli kanë reaguar me interes të veçantë, duke identifikuar në këto shembuj të sprovave letrare natyrshmërinë e përdorimit të paskajores.
 
Ledi Shamku është shprehur se nëse kjo detyrë ju është dhënë nxënësve toskë, është “shumë domethënëse që gegnishten e identifikojnë fill me paskajoren.”
 
Ndërsa studiuesi Bërlajolli thotë: “Nese udhezimi paska qenë aq përgjithesues "shkruani forma gegnisht", ajo që u vjen më e kapshmja dhe e natyrshmja është paskajorja”. Sipas tij  “në thelb, përfshirja e paskajorjes del detyra numër nji e gjuhësisë sonë.”

genisht paskajore
genisht paskajore
genisht paskajore

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot