PRISHTINË - Grupi Punues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Detyrueshme vazhdon vizitën në Kosovë në një mision faktmbledhës për çështjen e personave të pagjetur.
Në përbërje të Grupit Punues janë: Ariel Dulitzky, Jasminka Dzumhur, dhe Osman el-Hajje.
Ata dje janë takuar me presidenten Jahjaga, Grupin Punues për Personat e Zhdukur dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Kryesuesi i Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara Kundër Zhdukjes me Forcë, Airel Dulitzky, ka thënë se qëllimi i këtij misioni faktmbledhës është njohja nga afër me çështjen e të pagjeturve në gjithë rajonin e Ballkanit si dhe sfidat me të cilat përballen vendet që kanë qytetarë të tyre të pagjetur, si pasojë e konflikteve të armatosura.
Ai tha se qëndrimi i OKB-së është që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e tjera të rajonit të cilët kanë kaluar nëpër konflikte të armatosura, drejtësia të jap fjalën e saj dhe viktimat e familjarët e tyre të gëzojnë përkujdesjen e shoqërisë.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ekspertët e OKB-së do të takohen me përfaqësues të autoriteteve të Kosovës, me familjarë të personave të zhdukur, me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe me grupe të tjera të interesit. Ekspertët do ta vizitojnë edhe Graçanicën dhe Rezallën (komuna e Skenderajt)./Kosovapress/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com