TIRANE- Ekspertët e Partisë Socialiste do të kenë akses në dosjet e Shërbimit Informativ Shtetëror. Grupi i kontrollit i ngritur në Komisionin e Sigurisë ka dërguar në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kërkesën për pajisjen me certifikatë sigurie për ekspertët që e Partisë Socialiste që do të kenë akses në informacionet top-sekret të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Kontrolli
Rreth 3 javë më parë në Komisionin e Sigurisë u miratua kërkesa e bërë nga ana e deputetit Pirro Lutaj për të ngritur një grup kontrolli në mënyrë që hetohet për veprimtarinë e Shërbimit Informativ Shtetëror përsa i përket akuzave për përgjimin e deputetëve si edhe funksionarëve të lartë të Policisë së Shtetit. Pavarësisht se kjo kërkesa është miratuar, grupi nuk ka nisur ende nga puna pasi deputetët janë duke pritur pajisjen me certifikatë sigurie të ekspertëve që do të ndihmojnë deputetët në kontrollin që do të bëjnë ndaj SHISH.
Burime pranë Komisionit të Sigurisë bënë të ditur për gazetën “Shqiptarja.com” se aktualisht janë ende në pritje që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar të pajis ekspertët e Partisë Socialiste që do të asistojnë kontrollin e deputetëve. Burimet bëjnë gjithashtu të ditur se ka qenë kërkesa e deputetëve që ata të kenë mundësi që të marrin ekspert me vete me argumentin se volumi i punës është tejet i lartë dhe për këtë i duhet ndihmë. Por kjo lë të kuptohet se numri i dosjeve që do të kontrollohen nga ana e deputetëve do të jetë tejet i lartë.
Qëndrimi
Partia Demokratike nga ana e saj ka theksuar se nuk do të marr pjesë në këtë grup kontrolli. Në ditën kur u miratua kërkesa e Lutajt për ngritjen e grupit të kontrollit, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka theksoi se opozita është kundër kësaj nisme pasi sipas tyre, mbikëqyrja e SHISH mund të bëhet nëpërmjet një ligji i cili ka një vit që fle në sirtarët e Kuvendit.
(Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com