Testi i fundit raketor nga Koreja e Veriut përbën një avancim për programet e saj ushtarake, sipas ekspertëve, të cilët shprehen se Pheniani mund të kërkojë të sigurojë një pozicion force para një rikthimi të mundshëm në tryezën e negociatave.
Raketa e lëshuar nga Koreja e Veriut këtë fundjavë, e quajtur ”Hwasong-12”, ishte me një fushëveprimi të pazakontë.
Koreja e Veriut ka rritur përpjekjet për të krijuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) në gjendje për të dërguar një kokë bërthamore në kontinentin amerikan.
“Drejtuesi koreano-verior, Kim Jong-Un ka intensifikuar provat, krahasuar me babain dhe gjyshin e tij dhe kjo ka nisur të japë frytet e saj”, theksoi Melissa Hanham, nga Instituti Middlebury i studimeve ndërkombëtare, në Kaliforni.
“Testi i fundit është një shenjë e qartë progresi”, theksoi ajo.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com