Ekspertët: Kujdes me biletat e
prenotuara në internet

Ekspertët: Kujdes me biletat e<br />prenotuara në internet
Tek sistemet e prenotimit të biletës se avionit përmes internetit duket se ka zbraztësira të mëdha në sistemet e sigurisë. Hakerët mund të deshifrojnë kodet e biletave dhe t'ua marrin biletat klientëve.

Biletat e prenotuara me internet, të cilat nuk janë të siguruara me ndonjë fjalëkalim shtesë, mund të deshifrohen shumë lehtë nga hakerët dhe biletat e paguara të kalohen në ndonjë emër tjetër, që do të thotë se me këtë biletë mund të udhëtojë një person tjetër, shkruajnë gazeta "Süddeutsche Zeitung", WDR dhe NDR, duke iu referuar ekspertëve të sigurisë për IT.

Hakerët duhet të gjejnë vetëm numrin gjashtëshifror të prenotimit, i cili nuk është siguruar me masa të tjera shtesë. Kështu është e mundur që hakeri të kalojë mbi vete një biletë të paguar nga ndonjë udhëtar, apo ta kalojë në emrin e dikujt tjetër dhe të udhëtojë për shembull një ditë më përpara.

Pasi në "Hapsirën Shengen" të fluturimeve ku bëjnë pjesë 26 shtete evropiane, nuk kërkohet ndonjë dokument identifikimi me rastin e fluturimeve, kjo nuk mund të vërehet dhe të evitohet menjëherë.

Shoqata federale e ekonomisë së fluturimeve, në të cilën bëjnë pjesë edhe 'Lufthansa' dhe 'Air Berlin', i ka bere te ditur mediave se sistemet IT të sipërmarrjeve "po përpiqen tërë kohën të mbyllin këto zbrazëtira në siguri".

Raportet bazohet tek informacionet e sipërmarrjeve në Security Research Labs. Kjo e ka zbuluar problemin në Amadeus-System, i cili përdoret prej shumë shoqatave për fluturime. Këtë sistem sipas të dhënave të shoqatave, sistemin Amadeus e kanë shfrytëzuar vitin e kaluar 747,3 milionë pasagjerë. /DeutscheWelle

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia