/ATSH/- Ekspertët bankar shprehen se, rritja e përdorimit të pagesave elektronike, do të sillte rritje të aktivitetit ekonomik dhe ulje të informalitetit.
Ekspertët e pagesave mendojnë se rritja e përdorimit të këtyre instrumenteve të pagesave direkte sjell ulje të konsiderueshme të kostos së transaksioneve, me përfitime që mund të shkojnë disa pikë përqindje ndaj prodhimit kombëtar të një vendi.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të tremujorit të tretë 2014, numri i kartave bankare aktive ka arritur në pothuajse 900 mijë, në rritje me 11% që nga fillimi i vitit.
/Shqiptarja.com