Ekspertët: Përdorimi i pagesave direkte, përfitime praktike dhe ekonomike

/ATSH/- Numri i kartave bankare aktive në mesin e këtij viti arriti në 870 mijë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Në harkun e pesë viteve të fundit, numri i kartave bankare është rritur me 54%, si pasqyrim i rritjes së përdorimit të instrumenteve të pagesave bankare nga publiku shqiptar dhe i uljes së parasë cash.
Sot një në çdo tre shqiptarë zotëron një kartë bankare. Shumica e kartave të lëshuara nga sistemi bankar shqiptar i takojnë shoqatave të mëdha globale të pagesave, si "Visa", "Master Card", apo "American Express", që mund të përdoren për të kryer pagesa pothuajse në të gjithë botën.
Shumica e kartave bankare, mbi 90% e tyre, janë karta debiti të lidhura me llogaritë rrjedhëse të individëve. Ndërsa numri i kartave të kreditit arriti në mbi 78 mijë.
Ekspertët e pagesave mendojnë se rritja e përdorimit të pagesave direkte sjellë përfitime praktike dhe ekonomike. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit