Ekspertët: SHBA nuk shihet më si model i demokracisë

Ekspertët: SHBA nuk shihet më si model i demokracisë

Presidenti i SHBA, Joe Biden

Shtetet e Bashkuara janë në mesin e disa demokracive perëndimore, që sipas grupeve të pavarura të të drejtave të njeriut, përjetuan një rënie graduale të institucioneve demokratike gjatë viteve të fundit. Zëri i Amerikës bisedoi me ekspertë të demokracisë rreth shkaqeve që po kërcënojnë liritë demokratike në botë dhe mënyrat e përmirësimit të situatës.

Për shumë në mbarë botën ishte e pabesueshme teksa shihnin pamjet e mbështetësve të ish Presidentit Donald Trump që sulmonin ndërtesën e Kapitolit më 6 janar për të penguar çertifikimin në Kongres të fitores së zgjedhjeve nga Presidenti Joe Biden.

Skenat kaotike brenda simbolit të demokracisë amerikane patën ndikim të madh negativ, thonë ekspertët, në një kohë kur studime të shumta tregojnë se demokracia në mbarë botën po përjeton rënie.

“Përse demokracia në Brazil po shkon prapa, ashtu si edhe në Indi? A lidhen zhvillimet në Brazil me ngjarjet në Turqi, Indi apo Shtetet e Bashkuara? Vende të ndryshme po përballen me sfida në të njëjtën kohë, por përgjithësisht për arsye të vetat. Ka një ndjesi të përgjithshme në shumë demokraci se qytetarët janë të pakënaqur me qeveritë e tyredhe se janë të gatshëm të mbështesin kandidatët që ofrojnë përmbysjen e sistemit”, thotë për Zërin e Amerikës Thomas Carothers nga Fondacioni Carnegie për Paqen Ndërkombëtare.

Sipas një studimi nga Qendra e Kërkimeve “Pew”, vetëm 17 për qind e njerëzve në vendet e anketuara thonë se ia vlen të imitohet demokracia amerikane, krahasuar me 57 për qind, që thonë se më parë besonin, se ShBA ishte një shembull i mirë.

“Diçka që shohim në sondazhet tona është se njerëzit janë vërtetë të shqetësuar për diskriminimin racor dhe etnik në ShBA. Një shumicë e sheh këtë si një problem të madh, ose deri diku serioz. Pra shumica e madhe e sheh këtë si një problem serioz në Shtetet e Bashkuara”, thotë për Zërin e Amerikës Richard Wike nga Qendra e Kërkimeve “Pew”.

Ndarjet e thella për çështje racore dhe rolin e qeverisë, kanë ekzistuar në ShBA që nga themelimi i vendit. Ndërsa polarizimi vazhdon, sipas grupit Pew, roli ndërkombëtar i SHBA-së u përmirësua shumë nga momenti kur Joe Biden u zgjodh për të pasuar Donald Trumpin.

“Njerëzit e duan Bidenin më shumë se Trumpin. Ata pëlqejnë më shumë politikat e tij. Ata duan t’i shohin Shtetet e Bashkuara të angazhuara në pjesën tjetër të botës. Ata duan qasje multilaterale të politikës së jashtme amerikane. Prandaj, kur Presidenti Biden iu rikthye marrëveshjes së Parisit për klimën, OBSH-së dhe ndërmorri politika të ngjashme, u vlerësua nga popujt e vendeve tjera”, thotë Wike.

Ekspertët e demokracisë thonë se ShBA duhet të analizojë shkaqet kryesore të pakënaqësive të njerëzve, nëse duan të ndalojnë rënien globale të demokracisë.

“Në nivel botëror, ndërsa vendet janë në vështirësi me demokracinë, ShBA duhet të mendojë se çfarë po i acaron banorët? Çfarë i bën kaq të pakënaqur? Çfarë po nxitmbështetjen e tyre për udhëheqës përçarës dhe antidemokratikë në shumë raste? Nëse ata janë të zemëruar me korrupsionin, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen që t’i ndihmojnë këto vende në luftimin e korrupsionit. Nëse ata janë të pakënaqur për shkak të gjendjes ekonomike, si në Peru ose Kili, ShBA duhet t’i ndihmojë ata në këtë drejtim”, thotë Carothers.

Ekspertët thonë se përpjekjet për mbrojtjen e demokracisë, në vend dhe jashtë tij, do të jenë përparësi dhe sfidë për Presidentin Biden dhe administratën e tij më 2022 dhe më tej./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb