Ekspertët: Zelenski ka fituar respektin e ukrainasve dhe të botës

Ekspertët: Zelenski ka fituar respektin e ukrainasve dhe të botës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se po dërgojnë ndihma ushtarake shtesë në Ukrainë, duke përfshirë armë kundër tankeve dhe të mbrojtjes ajrore. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski iu lut botës që të ndihmojë popullin e tij t'i rezistojë sulmit rus në shkallë të gjerë, duke thënë se mbrojtja e Kievit është e domosdoshme.

Në kryeqytetin ukrainas, Kiev, autoritetet shpallën gjendjen e shtetrrethimit deri të hënën në mëngjes pasi forcat ruse hynë në qytet. Të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u përpoq të siguronte popullin e tij se ai ndodhej në Kiev dhe u kërkoi atyre të qëndronin në vend dhe t'i rezistonin sulmit rus.

"Unë jam këtu. Ne nuk po i lëmë armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t'i mbrojmë të gjitha këto."

Presidenti Zelenski ka bashkuar ukrainasit, tha për Zërin e Amerikës ish-ambasadori amerikan në Ukrainë, William Taylor.

“Ai po angazhohet dhe po reziston, duke udhëhequr vendin e tij. Njerëzit po e mbështesin atë, përfshirë udhëheqësit e opozitës, shoqërinë civile, dhe padyshim ushtrinë, e cila është krenare që po drejtohet nga ai.”

Ndërkohë, qindra protestues kundër luftës u arrestuan të shtunën në Jekaterinburg dhe qytete të tjera ruse. Kjo tregon se presidenti rus Vladimir Putin po humb luftën në aspektin e informacionit publik, tha për Zërin e Amerikës Bill Browder nga Fushata Globale Magnitsky për Drejtësi.

“Tani, të gjitha vendet kryesore kanë vendosur sanksione ndaj Putinit dhe njerëzit në Rusi nuk janë të lumtur për këtë. Në Rusi po zhvillohen protesta. Të gjithë mbrojtësit e zotit Putin në në Perëndim, njerëzit që ai i ka paguar, po e braktisin atë. Ai është plotësisht i izoluar tani, madje edhe partneri i tij, Kina po përpiqet të distancohet prej tij.”

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi të shtunën se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës 350 milionë dollarë shtesë në ndihmë ushtarake për ta ndihmuar Kievin të mbrojë sovranitetin e tij. Ambasadori Taylor e përshëndeti masën.

“Këto janë edhe 350 milionë dollarë të tjera në jelekë antiplumb, të nevojshëm për të mbrojtur njerëzit që po luftojnë me armë kundër tankeve dhe ato të mbrojtjes ajrore, “Javelin” dhe Stingers.”

Zyrtarët e Pentagonit thonë se deri më tani, Ukraina po lufton më fort nga sa kishte parashikuar Rusia./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albania: 28/02/2022 10:08

    Hahahaha,vertete? Injorantet e besojne,por jo historianet. Nuk percaktohet personaliteti per nje veper,por per gjithe zinxhirin e veprave

    Përgjigju
  • Gazetari: 27/02/2022 22:14

    Te marrin shembull nga ky burre shteti qe meriton nderimet me te medha dhe cmimin Nobel per rezistencen qe po i ben ariut polar nderta edhe qeveritaret tane qe per te mbrojtur atdheun skane prapanice por po bejne nje akt teper kriminal duke i dhuruar 13 milje detare Greqise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Kiara Tito sjell në jetë vajzën, çifti na zbulon emrin e veçantë (FOTO)

Kiara Tito sjell në jetë vajzën, çifti na zbulon emrin e veçantë (FOTO)