Eksperti i ushqimit Abdyl Sinani në Report Tv: Nga mishi, qumështi e deri tek akullorja, ja si të kuptoni nëse ushqimet që konsumoni janë të freskëta

Siguria ushqimore është një ndër temat më të diskutuara së fundmi. Shpesh herë konsumatorët  ndjehen të pasigurtë për ushqimet që tregtohen nga subjektet e ndryshme në vend. Në një intervistë mbi sigurinë ushqimore sidomos në sezonin e verës, ishte i ftuar në “Rreze Dielli” eksperti i sigurisë ushqimore Sinan Abdylaj, i cili u ndal në një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë ushqimore. Ai tregoi mënyrat dhe hapat që duhet të ndjekë çdo qytetarë që të mund të kuptojë nëse ushqimet që po konsuman janë të freskëta apo jo.

 Mishi është ndër ushqimet që konsumohet më shpesh dhe kushtet e ruajtes së tij, duhet të kalojnë në disa faza. Eksperti Abdylaj shpjegoi kushtet në të cilat duhet të qëndrojë dhe si të kuptojmë freskinë e tij:

Mishi nuk duhet të ketë ngjyrë të hirtë, të jetë i fortë, mos të jetë i lëngshëm. Duhet të kontrollohet nëse është temperatura 4 gradë në frigoriferet e supermarketeve. Nëse janë në temperaturë 7- 8 gradë atëherë konsumatori duhet të lajmëroi insituticionet. Ndërsa kur mishi merret nga kasapi, ai duhet të qëndrojë dy ditë sa të kullojë gjaku. Më pas futet në 4 gradë dhe ruhet për disa ditë. Mishi që vjen nga importi vjen me kallëp, por nëse ngrihet dhe shkrihet disa herë humbet shumë nga vlerat ushqimore.

Ndërsa për mishin që ruajmë në frigoriferët e shtëpisë duhet të ndiqen këto hapa:

Për mishin që mbajmë në shtëpitë tona, duhet ta fusim në frigorifer në ngrirje, aty është -16 ose -17 gradë, aty rron 2-3 muaj. Nëse ne do ta konsumojmë, duhet ta nxjerrim pjesë pjesë. Nuk është mirë që ta shkrijmë të gjithin. E vendosim në 4 gradë, e lëmë gjithë natën në pjesën poshtë të frigoriferit, më pas e nxjerrim në shkrirje natyrale, sepse humbet fare qeliza nëse e nxjerrim menjëherë nga ngrirja.

Sipas ekspertit, më i rrezikshmi për t’u kontaminuar është mishi i grirë dhe në të përdoren edhe ngjyrues që mund të jenë helmues.

Zakonisht ndodh që i hedhin nitrite që i japin ngjyrën e kuqe të bukur. Por mishi i grirë preket më shpejtë dhe prishet më shpejtë. Mishi duhet të ketë ngjyrën e tij të kuqe natyrale dhe nësei hedhin më shumë nitrat se c’duhet mund të helmojë organizmin.

Produkte të tjera që duket se janë problematike sidomos në periudhën e verës për konsumim dhe duhet të tregohet kujdes I shtuar pë freksinë e tyre janë akulloret dhe mishi. Këto janë rreziqet që vijnë prej tyreë sipas ekspertit:

 Nëse mjelja e qumështit nuk është bërë pasterizimi kur është futur  për t’u bërë akullore. Nëse higjena e personave që punojnë aty nuk është e mirë, ka rrezik. Nëse akullorja ka kaluar ngrirje dhe shkrrije dhe ka disa ditë mund ta kuptoni nëse ka krijuar si kokrriza akulli. Dhe sidomos kur shkrihet këto kristalet e akullit kuptohen kur konsumohen.

Qumështi nuk është pasterizuar, shishet ku mbahen janë ato të mbeturat dhe këtu është një rrezik shumë i madh të mikroorganizmave që veprojnë. Prandaj nuk duhet lejuar në mënyrë absolute.

Ndër të tjera ai i bëri thirrje konsumatorëve që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me sigurinë ushqimore. 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë