Eksperti i arsimit: Mësuesit të heqin dorë nga pedagogjia e shekullit të kaluar! Në test u vendos tekst i përkthyer e me gabime

Mësuesit duhet të heqin dorë nga pedagogjia e shekullit të kaluar. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, me gazetarin eksperti i arsimit Pëllumb Karameta, teksa komentoi çështjen e shumë debatuar të "Turit" në provimin e maturës së Gjuhës Shqipe tha se në konceptin figurativ mbart një potencial interesant për të nesërmen e sistemit arsimor.

"Duhet ta kuptojnë që kjo që po ndodh në shkollë, e gjitha do të cojë në fërkime të tilla mes nxënësve që harxhojnë kohë nga dita e tyre dhe mësuesve. Mësuesit duhet të kuptojnë që duhet të heqin dorë nga ajo që quhet pedagogjia e shekullit të kaluar, pedagogjia tradicionale, pedagogjia me objektiva. Sot kemi qasjen që konsideron kompetencën si bazë të punës në shkollë.  Sot nuk punojmë për një shkollë ku gjuha, matematika historia kanë  qenë qëllim. Nxënësi duhet të mësonte gjuhën dhe pastaj duhet ti jepej një test për të provuar sa mirë e njihte lëndën e gjuhës", tha Karameta.

Profesor Karameta sqaroi se testi i gjuhës ishte  i një forme të re dhe brenda kërkesave të programit arsimor. Sipas tij, testi nuk ka gabime, po pjesa ku është debatuar është marrë nga një website i huaj një paragraf i shkruar në shqip që përmban gabime. 

"Konstatoj se nuk njihet vetë testi. Janë marrë fragmente nga një website në një tjetër dhe janë shprehur opinione që nuk kanë lidhje me atë që është e vërteta. Testi ka 60 pyetje dhe  është ndërtuar në një formë të re Është një test që i japë mundësi nxënësit të demonstrojë  sa është në gjendje të komunikojë.  Testi është brenda kërkesave të programit arsimor. Nuk janë paraqitur në test çështja që maturanti do ti trajtonte nga shkurti në qershor. Kjo që është vendosur në testin e gjuhës dhe këto çështje që lidhen me këtë paragraf të 'Turit' i qëndrojnë logjikës programore janë të afta për tu përballuar nga nxënësit? Këto janë pyetjet. Përderisa këto pyetje janë pranuar problemi në nivelin teknik është i zgjidhur.  Në test është marrë nga një website i huaj një paragraf i shkruar në shqip, por derisa ai që e ka shkruar nuk e ka njohur mirë gjuhën shqipe i ka lejuar vetes të ketë gabime ortografike. Është marrë qëllimisht ky paragraf në shqip, jo i përkthyer  dhe është vendosur në test. Në hyrje të testit është shkuar: Paragrafi i poshtëm përmban gabime gramatikore.  Sa i takon analizës së tekstit, lidhjes së elementëve këto gabime nuk e cënojnë arsyetimin logjik se janë gabime drejtshkrimore. Testi është shkruar nga dy profesorët më të mirë. Testi nuk përmban asnjë gabim drejtshkrim me përjashtim të kësaj pjesë që është vënë qëllimisht për ta bërë alert", u shpreh Karameta për Report TV.  

Sipas Karametës nëse testi nuk është zgjidhur nga shumica e maturantëve, kjo çështje do të hiqet dhe nuk do të merret parasysh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 18/06/2020 02:02

    Ky profesori duhet te jete babai i Turit tek peovimi i matures.

    Përgjigju
  • Loni: 17/06/2020 23:29

    Hahahah vetem doktor shkencash edhe nje njeri I shkencesh nuk ishte ky zoteria pervecse dukeshe qe mbronte interesat partiake. Pa piken. Moralit edhe ngulte kembe si mushka sikur ishte my minister arsimi... Teksi ishte nje katastrofe e gjalle edhe nuk e pranonin. Num behet ky vend me kesisoj mbejtjesh politike edhe doktora shkencash...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare