Eksperti i arsimit në PD, Mehmeti: Në shkurt-mars shkollat hapen plotësisht për qëllime elektorale (VIDEO)

Eksperti i Arsimit pranë PD, Ndriçim Mehmeti tha për Report Tv se qeveria nuk ka asnjë plan për rikthimin e nxënësve në shkolla pas pushimeve të fundvitit.

‘Nuk e kuptoj përse u vendos data 11 janar për rikthimin në shkollë përse duhej vendos kjo datë, a ka një plan, do ndodhë dezinfektimi  i shkollave? Do ketë tableta, do vaksinojnë mësuesit, adoleshentët? Është në vazhdën e një plani, ecim si të dalë dhe pastaj shohim rrugës", tha Mehmeti.

Pavarësisht kësaj, ai thotë se në shkurt, shkollat mund t'i kthehen tërësisht mësimit fizik.

‘Në shkurt mars shkollat do hapen plotësisht sepse duhen për qëllime elektorale, nuk jap dot sugjerim sepse askush nuk dëgjon sugjerimet’, tha Mehmeti.

Teksa bën një bilanc të mësimit përgjatë këtyre muajve, Mehmeti tha se janë hasur problematika lidhur me infrastrukturën mësimore, ndërsa  akuzoi se paratë që duheshin përdorur për investime, janë zhdukur.

‘Ka tre momente nëse mund ti ndaj si të tilla. Kemi mungesë të theksuar të infrastrukturës, kemi mungesë të mjeteve, tabletëve dhe laptopëve, ndaj duheshin marrë masat me kohë, janë të një çmimi modest për tu blerë, për të pajisur shtresat në nevojë, dhe zonat rurale. Në zonat që goditi tërmeti, kemi përqendrim të madh të nxënësve të cilët e kanë të vështirë, të pamundur mësimin online. Jemi në kushte anormale për mësimin normal dhe po ju risjell në vëmendje raportin e Bankës Botërore që thotë se Shqipëria do të rrisë në 63, përqindjen e analfabetëve funksionalë, për shkak të pandemisë dhe problemeve që nxori zbuluar ajo. Askush nuk e di ku janë gjurmët e 18 milionë eurove që duheshin përdor për investime', tha Mehmeti.

Mehmeti kërkoi që edhe për menaxhimin e arsimit, qeveria të bazohet në masat e marra nga shtetet fqinje.

‘Kosova që në fillim kishte blerë 18 mijë tableta, për nxënësit dhe kishte një buxhet shtesë në arsim për pandeminë, 12.5 milionë euro, për tabletë, kapacitetet dixhitale dhe ndihmën e mësuesve, që në mbështetje të mësimit online ju dhanë nga 150-300 euro. Unë kërkoj masat që ka Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia nuk po them të shkojmë në Gjermani’, tha ai.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë