Eksperti i rrugëve Kaba: Tarifa, e domosdoshme, llogaritja u bë nga ndërkombëtarët

Eksperti i rrugëve Kaba: Tarifa, e domosdoshme, llogaritja u bë nga ndërkombëtarët

Protesta e qytetareve ne Rrugen e Kombit

Një ndër ekspertët më të njohur të ndërtimit të rrugëve, kryetar i Shoqatës së Inxhinierëve Konsulentë, Faruk Kaba, dënoi gjithashtu ashpër dhunën e ushtruar nga qytetarët gjatë protestës kundër tarifës në Rrugën e Kombit, zhvilluar të shtunën. Kaba theksoi se studimi për përcaktimin e tarifës për përdorimin e rrugës është bërë nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe tarifa është shumë afër kostos që nevojitet për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, si dhe tunelit të Thirrës.

Ndërsa informoi se ekziston rruga alternative për ata qytetarë që duan t’i shmangen pagesës së tarifës. “Standardin nuk e ka përcaktuar as qeveria shqiptare dhe as koncesionari. Standardin e kanë përcaktuar institucionet ndërkombëtare, konsulentë të certifikuar dhe këtu është gjetur minimumi i mundshëm, në mënyrë që të mos preken as qytetarët, as bizneset, por as të mos ketë shpërdorime të zbatimit të koncesionit dhe parametrave ndërkombëtare”, deklaroi Kaba.

Sipas standardeve ndërkombëtare, tha ai, është e përcaktuar që, për çdo 15-20 km, të paguhet 1 euro dhe vendet e rajonit si Kroacia e ka këtë parametër çdo 15 km. Ne, sipas Kabës, e kemi të ndërmjetme këtë distancë dhe është e çertifikuar. Ai theksoi se standardi i rrugës do të arrihet nëpërmjet investimeve. “Janë bërë disa tentativa madje edhe para fillimit të ndërtimit që rruga të ndërtohet me koncesion, por trafiku relativisht i kufizuar e bënte gati gati të pamundur. Pas ndërtimit të rrugës aktuale, janë edhe një mori investimesh që duhen kryer.

Janë rreth 42 milionë euro që do të investohen për aksin Kukës-Morinë. Përveç kësaj, mirëmbajtja ka një kosto shumë të lartë. Është një rrugë malore”. Duke folur më tej për investimet që do të kryhen përgjatë këtij aksi rrugor nga kompania koncesionare, Kaba tha se do të bëhet një by pass në Kukës, do të ndërtohet një urë e vështirë, që nuk është ndërtuar ndonjëherë, do të investohet në 38 pika shumë të rrezikshme, që janë shkarje potenciale. Po ashtu, sipas inxhinierit të njohur, do të punohet me mbulesën e rrugës, e cila, gjatë kësaj periudhe 7-8 vjeçare që prej ndërtimit të saj, ka pësuar amortizim. “Janë 5 kryqëzime që do të ndërtohen për të ulur në maksimum mundësinë e riskut të aksidenteve në rrugë.

Janë një mori investimesh që do të kryhen për të arritur ato standarde që duhen. Sipas përllogaritjeve, mirëmbajtja e rrugës së bashku me investimet që parashikohen në aksin Kukës-Morinë llogaritet rreth 250-260 milionë euro përgjatë kohës së koncesionarit. Vetëm tuneli kërkon një shifër të lartë investimi”, shpjegoi Kaba. Nga kthesa e Shëmrisë në Kukës janë rreth 40 km rrugë dhe qytetarët atje mund të kalojnë përmes rrugës së vjetër. Po ashtu, nga Miloti deri në Rreps mund të përdoret sërish kjo autostradë dhe janë gati 80 km që mund të përdoren pjesë të autostradës dhe pa kaluar në tunel, duke iu shmangur tarifës, theksoi ing. Kaba. Gjithsesi theksoi ai, ka hapësirë për të rishikuar tarifat për banorët vendas dhe bizneset që kanë frekuencë të lartë të kalimit të rrugës. Kaba shtoi se protestat nuk janë mënyra e duhur për të kërkuar negociata me koncesionarin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lili: 03/04/2018 09:09

    Felliqesire.

    Përgjigju
  • Lili: 03/04/2018 09:04

    O Caba.Te degjova dje dhe jam hidheruar per gjykimin aq miop.Kohet kane ndryshuar dhe ti ..nga qen ....je bere oligark.Domosdo duke iu lepire b.maskarenjve ,sic je vet.

    Përgjigju
  • Lili: 03/04/2018 09:01

    Cfare eksperti je tu qe je pasuruar ne kurriz te popullit te varfer.Ti je vrases dhe gjakpires i tij.Merrni shembull Gjermanine.Asnje rruge s,ka takse.Kjo eshte e paperfunduar.Si guxon dhe mbron koncensionarin dhe jo popullin tend te varfer,.Katil.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin