Eksperti i shëndetësisë Fauci: Nëse veprojmë siç duhet situata epidemiologjike do të normalizohet në fillim të vjeshtës 2021

Eksperti i shëndetësisë Fauci: Nëse veprojmë siç duhet situata epidemiologjike do të normalizohet në fillim të vjeshtës 2021

Anthony Fauci

Eksperti i shëndetësisë Dr. Anthony Fauci, tha se SHBA-ja mund të kthehet në normalitet për sa i përket COVID-19 në vjeshtë të vitit të ri, nëse ajo do të vazhdojë të vaksinimin e qytetarëve me këtë intensitet.

Fauci ka folur në lidhje me situatën epidemiologjike në vend dhe vaksinën, në një intervistë të zhvilluar në Facebook me guvernatorin e Kalifornisë Gavin Newsom.

Megjithatë, vaksinimi në SHBA në fillim ka nisur me ritme jo të shpejta, por pritet që në prill të vitit të ri të jetë vaksinuar shumica e popullsisë.

“Nëse njerëzit do të vaksinohen me zell, në prill, mars, maj, qershor edhe korrik, atëherë gradualisht do të arrijmë imunizimin e tufës. Nëse veprojmë siç duhet vjeshtën e vitit të ri, gjendja do të normalizohet ”, tha Fauci gjatë intervistës.

SHBA-ja është vendi i parë në “listën e zezë” për sa i përket pandemisë, pasi ka numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi. Aktualisht ajo numëron 20,216,991 raste infektimesh dhe 350,778 viktima në te gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike