Eksperti i shëndetësisë Fauci: SHBA-ja do të bashkohet me COVAX për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në vendet e varfëra

Eksperti i shëndetësisë Fauci: SHBA-ja do të bashkohet me COVAX për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID në vendet e varfëra

Anthony Fauci

SHBA-ja nën presidencën e Joe Bidenit synon të bashkohet me organizatën globale të shpërndarjes së vaksinave anti-COVID në vendet e varfëra, COVAX.

Këtë lajm e ka dhënë këshilltari kryesor i mjekësor në SHBA Anthony Fauci, kreut të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus i cili u shpreh se  “është një ditë e mirë për OBSH-në dhe shëndetësinë në botë”.

"Presidenti Biden do të lëshojë një urdhër ditën e sotme  i cili do të përfshijë synimin e Shteteve të Bashkuara për t'u bashkuar me programin COVAX “, tha Fauci përmes një videokonference një ditë pas inaugurimit të Biden si presdient.

Dozat e para të vaksinave ant-COVID pritet të shpërndahen në vendet e varfëra në shkurt përmes COVAX.

OBSH-ja ka ngritur shqetësime se vendet e pasura po furnizohen me një pjesë të madhe të vaksinave që janë në dispozicion, duke rrezikuar furnizimin e vendeve të varfëra.

COVAX, u krijua në prill nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe në të marrin pjesë 180 shtete, ku bëjnë pjesë Shqipëria dhe Kosova. Covax ka bërë marrëveshje me 9 prodhues vaksinash, si AstraZeneca/Oxford, Novavax Johnson and Johnson dhe me Sanofi/GSK. Përveç Astra Zenecës, e cila ka filluar të përdoret në Mbretërinë  e Bashkuar, vaksinat e tjera ende nuk kanë marrë miratimin për përdorimin emergjent.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'