Eksperti për çështjet ndërkombëtare: Rizgjedhja e Trumpit si president do të ishte katastrofë për Ballkanin

Eksperti për çështjet ndërkombëtare: Rizgjedhja e Trumpit si president do të ishte katastrofë për Ballkanin

Donald Trump

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka thënë se rizgjedhja e mundshme e Donald Trumpit si president në SHBA do të ishte fatkeqësi për Ballkanin.

Ai ka thënë ekziston mundësia që ish-presidenti Trump mund të zgjidhet prapë president.

“Është e qartë se në atë pikë etnonacionalistët do të mbretëronin në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj jo vetëm në Ballkan, por edhe në Ukrainë e Lindje të Mesme do të kishin qëllim një politikë të ndarjeve të etniciteteve të ndryshme. Dhe kjo do t’i kërcënonte Bosnjën, Kosovën, Ukrainën, Izraelin e Palestinën. Do të ishte një formulë për të gjithë etnonacionalistët për ndarje. Dhe problemi tash është se etnonacionalistët nuk pajtohen se ku vija ndarëse do të tërhiqej. Çfarë etnonacionalizmi sjell është lufta dhe në këtë rast, Ukraina, Lindja e Mesme dhe Ballkani nuk janë tri vende të ndara. Ato janë vazhdimësi e njëra-tjetrës. Të gjitha këto vende në një periudhë kanë qenë duke përfshirë madje edhe një pjesë të Ukrainës jugore si pjesë të Perandorisë Osmane. Dhe është tërësisht e pamundshme të shohësh një konfiguracion masiv në këto tri hapësira nëse Trump rizgjidhet president”, ka thënë ai për KTV.

Ka deklaruar se këshilla e vetme dhe më e rëndësishme është që lidershipi kosovarë t’i përmirësojë raportet me serbët e Kosovës, sepse sipas tij, kjo gjë do ta forconte shtetin e Kosovës.

Ka thënë se kjo gjë gjithashtu do të nënkuptonte zbatimin e verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për tokat në Manastirin e Deçanit.

“Kjo nënkupton një afrim politik të Qeverisë me këdo që zgjidhet nga komuniteti serb në komunat veriore. Kjo nënkupton përmirësim të raporteve me komunat në jug të Ibrit, që dukshëm janë marrëdhënie më të mira sesa me komunat në veri. Pra, rrënja për konsolidimin e shtetit të Kosovës shkon përmes përmirësimit të marrëdhënieve me komunitetin serb, ashtu që serbët e Kosovës të paktën ta kenë të pranueshëm nëse jo të dëshirueshëm autoritetin e Prishtinës”, ka thënë ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare