TIRANE - Eksperti i aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha, përsëriti edhe njëherë apelin për kontrolle të rrepta nga ana e autoriteteve ndaj mjeteve që kryejnë transportimin e personave, sidomos fëmijëve. Sipas Hoxhës, Policia duhet të ushtrojë kontroll shumë të rreptë te furgonat e fëmijëve pasi çdo lëndim i tyre sjell pasoja të parikuperueshme për shkak të moshës së tyre të vogël.
Në një prononcim për TV A1 Report!, Hoxha sygjeroi që edhe vetë kopshtet të kryejnë kontrolle ndaj mjeteve të kontraktuara dhe shoferëve që ngasin ato.
Këta të fundit duhet të jenë tepër të kujdsshëm në kontrollin e gjendjes teknike të mjetit, tha Hoxha.
Ai shtoi se po kryhet një studim për mjetet e transportit rrugor dhe kushtet e tyre, kryesisht autobusat ndërurbanë. Studimi i tyre në terren sapo ka nisur, theksoi eksperti.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com