“Shqiptarët në zgjedhjet e reja vendore do të votojnë në 61 bashki të reja”. Kështu deklaroi ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ndërsa njoftoi se një nga kompanitë më të mëdha në botë e cila ofron shërbime profesionale në fushën e financave dhe auditimit, KPMG, do të ndihmojë për zbatimin e reformës territoriale.
“Ne sot formalizojmë fillimin e fazës së bashkimit të njësive ekzistuse të qeverisjes vendore në 61 bashkitë e reja të krijuara. Ky përbën një nga proceset më ambicioze të ndërmarra ndonjëherë në fushën e shkrirjes së organizatave publike. Prandaj besoj që, falë edhe ndihmës së pakursyer të donatorëve që mbështesin STAR, kemi zgjedhur një ndër kompanitë më të mira në botë për të na ndihmuar në këtë proces mjaft sfidues”, deklaroi Çuçi.
KPMG do të merret me projektin e formimit të dy bashkive të reja, Pogradecit dhe Urës Vajgurore. Kompania KPMG e cila ka shtrirë veprimtarinë e saj në 155 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, është një nga “Big Four”, rrjetit më të madh ndërkombëtar që ofron shërbime profesionale të auditimit, taksave dhe këshillimit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com