LIBRAZHD- Një ditë pas denoncimit në komisariatin e policisë së Librazhdit, ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi sot se 54 vjeçarja me inicialet S.L është përdhunuar nga i biri.
Sipas policisë, autori Astrit Miska, 27 vjeç, tashmë i arrestuar mësohet se e ka kryer përdhunimin nën efektin e alkoolit rreth orës 01.00 pas mesnatës së djeshme në fshatin Dardhë të Komunës Hotolisht.
Denoncimi është kryer nga vetë nëna e të riut në komisariatin e Policisë së Librazhdit.
Mësohet se në momentin e ngjarjes, në banesë nuk ka qenë i pranishëm kryefamiljari, ndërsa dy djemtë e tjerë të familjes kanë qenë në gjumë.
Redaksia Online
(b.g/ shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com