Liljana Shyqyriu, ekspertja e Task Forcës Anticovid pranë PD-së thotë se ka një nivel rekord të prekurish në vendin tonë, që ka qëndruar i pathyer për të gjithë periudhën. Ajo fajëson qeverinë për këtë situatë duke mos pasur një strategji. Sipas saj që prej fillimit të muajit korrik Shqipëria ka qenë një nga 10 vendet e para ne Europë për sa i takon numrit të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve për 1 milion banorë.

Postimi i plotë:

Që me fillimin e epidemisë së Covid-19 në vendin tonë ka pasur një rekord  në nivel europian i cili është mbajtur nga Shqipëria dhe ka qëndruar i pathyer për të gjithë periudhën. Ky është ai i testimeve për 1 milion banorë ku ne klasifikohemi gjatë gjithë kohës në vendin e fundit dhe vendi i parafundit  ka më shumë se dyfishin e testeve tona. Këtij rekordi fatkeqësisht ju shtua me vonë rekordi i mungesës së një strategjie të qartë sidomos objektivi i cili do parandalonte parandalimin e përhapjes së Covid në grupet vulnerabël të popullatës : personat me moshë mbi  65 vjeç, personat e prekur nga sëmundjet kronike dhe  personeli shëndetësor , grupe të cilat  gjate gjithë kohës u goditen vrullshëm nga epidemia. Gjatë muajit korrik dhe në vazhdim këtyre dy rekordeve ju shtuan dhe dy rekorde të tjera të cilat penalizojnë direkt shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë.  Që prej fillimit të muajit korrik ne kemi qenë një nga 10 vendet e para ne Europë për sa i takon numrit të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve për 1 milion banorë. Këto  janë dhe rekordet më fatkeqe te gjithë periudhës së epidemisë.  Përfundimisht Institucionet Shëndetësore janë treguar të paafta në vënien në eficencë të një strategjie por kanë arritur të mbajnë me fanatizëm rekordet negative . Shpresojmë që kritikat dhe sugjerimet e shumta që janë bërë ndaj tyre në funksion të shëndetit të qytetarëve të mos vazhdojnë të bien në vesh te shurdhër dhe te shërbejnë për të rikthyer sigurinë, qetësinë dhe garancinë qytetareve.