Ekspertja e PD-së: Të sëmurët me Covid janë shtruar te Senatoriumi bashkë me të painfektuarit! Zbatoni planin e Bashës (VIDEO)

Ekspertja e PD për Shëndetësinë, Liljana Ramasaçi ka denoncuar nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ se sipas saj mbingarkesa e sistemit shëndetësor, ka bërë që pacientë me Covid të mos çohen më te Infektivi por te Urgjenca e Sanatoriumit bashkë me pacientë të painfektuar.

"Tre të vërtetat që nuk tha sot ministrja Manastirliu", kështu  e nis ajo deklaratën e saj, e cila akuzon për keqmenaxhon të situatës së Covid në spitale.

"Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shfaqi sot gjithë arrogancën e pushtetit, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për njerezit e mbushur me halle dhe probleme shendetesore. Natyrisht, askush nuk pret të vertetën nga një ministre dhe një qeveri që, në vend qe të mundesoj nje shërbim shendetesor cilësor, bëri tendera sekretë për letra higjenike dhe bleu vetëm 5 aparatura respiratre kineze gjate kohes se pandemise.

Por çfarë nuk tha sot Ogerta Manastirliu në atë shfaqje të sforcuar tek spitali infektiv ?

• E para që nuk tha është tejmbushja e spitalit infektiv dhe se prej dites se djeshme urgjencat shkojnë te gjitha në spitalin e senatoriumit.

• E dyta që nuk tha është se ne spitalin infektiv, skaneri mjeti kryesor i punës, eshte jashtë funksionit.

• E treta që Ogerta Manastirliu nuk tha është largimi në drejtim të paditur i drejtorit të senatoriumit ne momentet e situates se emergjences.

Sot, kur qytetarët kanë nevojë të dinë të vërtetën, në mënyrë që të mos përfundojnë si Lutfiu i ndjerë, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama zgjedhin të sulmojnë opozitën që ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve", tha ajo.

Ndërkaq ajo shton se sipas saj akush nuk mund ta mohojë se mbrëmë të sëmurë me COVID, nuk janë shtruar tek spitali infektiv, por tek Urgjenca e Senatoriumit, bashkë me pacientë të painfektuar. Në fund të denoncimit ajo bën apel që të zbatohen masat e propozuara nga kreu demokrat Lulzim Basha.

"As Ogerta Manastirliu dhe askush tjetër, nuk mund të mohojnë se mbrëmë, të sëmurë me COVID, nuk janë shtruar tek spitali infektiv, por tek Urgjenca e Senatoriumit, bashkë me pacientë të painfektuar. Kjo nuk është një shenjë e përgatitjes siç pretendon Ministrja e tenderave sekretë dhe e premtimeve boshe.  Shtrimi në urgjencë i të sëmurëve me COVID, do të thotë keqmenaxhim i situatës nga Ministrja e Shëndetësisë dhe qeveria e saj.

Ky kaos ka në bazë paaftësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe të Kryeministrit për të menaxhuar situatën. Problemi i tyre jane zgjedhjet dhe, përmes propagandës së pamëshirshme, kanë vënë në lojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Gjobat për maskat nuk janë masë që parandalojne virusin apo e kurojne atë. I bejme thirrje perseri per zbatimin e masave te propozuara nga kreu i opozitës. Nëse jo për të gjitha fushat, të paktën për shëndetësinë", shton ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”