Eksploziv në xhaminë e Drenasit
Imami: Zoti na shpëtoi nga ky tme

Eksploziv në xhaminë e Drenasit<br />Imami: Zoti na shpëtoi nga ky tme
Një sasi prej 1.5 kg eksploziv është gjendur mesditën e sotme në oborrin e xhamisë së Drenasit. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
 
Operacioni për çaktivizimin e eksplozivit ka përfunduar dhe banorët përreth xhamisë janë evakuuar.
 
Imam i kësaj xhamie është Mulla Osman Musliu, i cili sipas mediave kosovare ka qenë disa herë shënjestër e sulmeve të grupeve ekstremiste.
 
Për Klan Kosovën Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, është shprehur i tmerruar me gjetjen e eksplozivit në xhaminë, në të cilën ai ligjëron.
 
Imami ka deklaruar se në momentin kur është gjetur eksplozivi në xhami kishte edhe fëmijë.
 
“Zoti na shpëtoi nga ky tmerr, se patëm të vdesim të gjithë. Ata që kanë vendosur eksplozivin në xhami duket se kanë qenë profesionistë të njëmendët. Në dhe përreth xhamisë ka pas njerëz, ka pasur edhe fëmijë”, deklaroi imami.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin