TIRANË- Një sasi eksplozivi është vendosur dhe ka shpërthyer në murin rrethues të një shtëpie në Bathore, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shpërthimi i lëndës plasësë nuk ka shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Shtëpia në të cilën ishte vendosur eksplozivi ishte në pronësinë e  Dritan Abazit, ndërkohë ende nuk dihet asgjë në lidhje me personat të cilët vendosën lëndën plasëse.
 
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.   

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)