TIRANE, 14 Shkurt /ATSH/- Eksportet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale për vitin 2014 kanë arritur në vlerën e rreth 17 miliardë lekëve duke shënuar kështu një rritje me rreth 1.7 miliardë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë bejne te ditur se produktet bujqësore kanë shënuar rritjen më të lartë krahasuar me një vit më parë, në vlerën e 8.1 miliardë lekëve nga 6.6 që kanë qenë në vitin paraardhës.
Vlerën më të lartë të eksporteve e ka agroindustria, me rreth 8.2 miliardë lekë nga 7.9 miliardë që kanë qenë gjatë 2013-ës, një rritje relativisht e vogël.
Ndërkohë që eksportet blegtorale kanë shënuar performancë negative nga 643 milion në 596 milion lekë gjatë 2014-ës.
Megjithë trendin pozitiv të eksporteve, pritet që ky vit të jetë më i dobët në këtë aspekt, për shkak të përmbytjeve masive në zonat jugore të vendit, të cilat kryesojnë prodhimin e produkteve bujqësore të destinuara për eksport.
e,xh/f.n/






