Ekspozita/ Arben Theodhosi sjell ‘Zotëria kureshtar’, piktori: Dëshira ime, mospërsëritja e gabimeve të së shkuarës

Mund të jetë një dramë. Mund të jetë një komedi ose të dyja bashkë, por është pashmangëshmërisht madhështore.  Sa më larg të hedhim vështrimin, aq më pak mund të gjykojmë moralin. A mund të ketë moral një lartësi  panjohur? Lartësia nuk ka moral, por është madhështore falë distancës.

A mund të gjykohet njerëzimi mbi tokë, si i moralshëm ose jo, kur zanafilla është tejet e largët dhe e panjohur? Këto edhe të tjera pyetje që shqetësojnë njeriun e ditëve të sotme vijnë nëpërmjet katalogut “Zotëria kureshtar” dhe ekspozitës së çelur në “Destil” të piktorit Arben Theodhosi. Për “Report TV” artisti ndalet tek veprat, që sjell për publikun në këtë fundvit. “Zotëria kureshtar’ është i 11-ti, që shoqëron edhe këtë ekspozitë me udhëtim në kohë, që shoqërohet me një esse, ku konceptohet historia.

E kam nisur duke pasur në vëmendje përvojat e së shkuarës, por që është mjaft e vështirë koncepti i vjetër edhe i ri i njohjes së historisë mbi bazën e principit moral. Njohje për të mos përsëritur gabimet e të shkuarës, por është e vështirë, përderisa vijon genocidi edhe lufta. Nuk është e thjeshtë pasi koncepti kolektiv dhe njeriu që ndeshen” tha Arben Theodhosi.  

Pikturat janë një lloj udhëtimi në kohë, që nis nga 2018-ta edhe përfundojnë më punë të vitit të largët 1977-të, kur sapo nisi punën në nëntokë.

 “Mund të ketë një shpjegim, por më tepër lidhet me fillimin tim në një sektor tjetër, në Veri. Piktura e fundit në katalog, një moment ku është një gjysmë autorproteti, ka të bëjë me një lloj rroge që unë u detyrova të marr atje, pavarësisht se shkollën përfundova në 1990” shprehet Theodhosi.

Nga student në Institutin e Lartë të Arteve, në minierë. Theodhosi flet edhe për ngjarjet, që do t’i ndryshonin pas pushkatimit të të atit, Kocco Theodhosit, ministër i Industrisë e Minierave gjatë regjimit komunist

 “Kjo ishte krejt “normale”, kishte të tjerë që nuk kishin parë një ditë të mirë, nuk është e lehtë. Por që atëherë ishte normë kështu ndodhte. Në fillim ndikoi me një stres të fortë, por duke jetuar për mbijetesë bëhet përvojë. Në një farë mënyre edhe vuajtja është një nga format kryesore të ndriçimit” thotë piktori.

 “Aty punoja më shumë vizatim, rrallë me karbon edhe laps. Dhjetëvjetëshi i parë ishte e vështirë, pas kësaj nisën komunikimet me shoqërinë e vjetër edhe gjetëm material. Temat që më frymëzonin kanë qenë të ditës. Çdo gjë është e instaluar në portretet e njerëzve”.

Në vitet ’90 do të frynte një jetë e re në jetën e Theodhosit, për herë të parë do të ekspozonte në Galerinë Kombëtare të Arteve

“Ishte një gjë mjaft interesante ekspozita e parë, unë isha duke mbyllur studimet ku i kisha ndërprerë. Qëndrova në Shqipëri, sepse ishte kënaqësia ime për të mbyll atë që m’u ndërpre, edhe pas 1992 kam vijuar që të ekspozoj rregullisht. 15 vitet e fundit kam ekspozuar ccdo vit”.

Tema e ditës zë vend qendror në tablotë e tij, por nuk mungojnë as ngjyrat, si e kuqja, grija edhe e zeza, që kanë ardhur në mënyrë të rastësishme tek piktori. Atelieja për të është një vend eksperimenti, ku trajton disa tema, që kanë të bëjnë me historinë, nuk mungon as një konfiguracion i teatrit, krijesat mitologjike në bardhezi, por jo vetëm.

 “Duke marrë parasysh vetëm situatën e krijuar, një debat i fuqishëm. Duket si një skelet, që është apo nuk është?!” theksoi ai.

Ndërsa, për gjendjen e arteve pamore shprehet se: Në organizimin institucional nuk marrë pjesë shumë, por e shikoj me zigzage, janë të grupuar një pjesë, një pjesë janë më të veçuar. Unë kur mbylla katalogun e shtatë, thashë që do ta lija me aq, por papritur bëra edhe të tetin edhe ky është i njëmbëdhjeti, prandaj nuk di se çfarë të them për këtë (qesh)”.

Piktori Arben Theodhosi nëpërmjet punës së tij, kërkon që të përcjellë mesazhin se “sa më lartë të ngrihet e sotmja në vështrimin e së nesërmes, aq më madhështore do të jetë ajo nesër”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen