Ministria e Integrimit Europian, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, organizoi sot në ambientet e Akademisë së Arteve, ekspozitën me pikturat e nxënësve të gjimnazit “Ismail Qemali”. Të ftuar në këtë aktivitet, ishin trupa diplomatike, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile, nxënës dhe mësues.
Me tematikë “Dhuna në Familje”, nxënësit nxorën në shitje pikturat e tyre, duke i vënë në dispozicion shkollës të gjitha fondet e grumbulluara, për krijimin e një kabineti të mirëfilltë arti.
Ministrja Gjosha, promotorja e kësaj iniciative përgëzoi nxënësit dhe nënvizoi se të "
gjithë ne duhet të jemi mbështetja e tyre, t’u japim motivim sepse në fund të fundit kështu i shërbejmë Shqipërisë, zhvillimit dhe integrimit të saj". “
Këta nxënës, jam e bindur që janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, si shumë bashkëmoshatarë të tjerë të tyre, të cilët përmes artit përcjellin mesazhe pozitive dhe sensibilizuese, për një fenomen si ai i “Dhunës në familje”, që ekziston në fakt jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën”, tha Ministrja Gjosha.
Sipas Ministres Gjosha, nuk ka integrim më të mirë se ai që realizohet përmes kulturës dhe dijes. “Janë këta të rinj dhe shumë të tjerë e ardhmja e kombit tonë, janë këta të rinj që do ta shohin dhe do ta çojnë vendin, pjesë e familjes së madhe europiane, ndaj sot na takon t’ju qëndrojmë në krah”, tha Ministrja Gjosha.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi u shpreh se iniciativa të tilla që mbështesin të rinjtë duhet të promovohen pasi janë nxitja më e mirë për ta, prirjet dhe dëshirat e tyre.
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.7%
-
E Komitetit Olimpik
12.9%
-
E qeverisë
3.4%
Vota total: 7573
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Katër infeksionet e verës që ‘kërcënojnë’ pushimet tuaja! Ja mënyrat e thjeshta si t’i kaloni
12 Gusht, 22:53
-
Vlorë/ Zjarret në disa fshatra të Selenicës, ndërhyrja e zjarrfikësve duket e vështirë! Shoqërohen disa persona në polici
12 Gusht, 22:52
-
Dyshohet se 800 tonë mbetje toksike u nisën nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës, anija fik sinjalin! 'Doganat': Po bashkëpunojmë me OLAF për ta lokalizuar
12 Gusht, 22:17
-
Manchester United bën goditjen e dyfishtë në merkato, transferon nga Bayerni mbrojtësit De Ligt dhe Mazraoui
12 Gusht, 22:06
-
'Të moshuarit i lidhnin', ish-infermierja tregon trajtimin skandaloz në azilin ku u vra i moshuari: Flinin dy pacientë në një krevat
12 Gusht, 21:59
-
Lushnjë/ Zjarri përfshin masivin pyjor të Lekajt, digjen 5 ha me shkurre dhe pisha! Zjarrfikësit punojnë me mjete rrethanore
12 Gusht, 21:52
-
Fat i jashtëzakonshëm! 3 shenjat e Horoskopit që mund të rriskojnë pa frikë deri më 18 gusht
12 Gusht, 21:52
-
Banka Botërore këshillon qeverinë: Riktheni emigrantët! Eksperti: Do duhet të paktën 1 dekadë, të 'joshen' me ndryshime në tregun e punës, arsim e paga
12 Gusht, 21:47
-
Rrugëtimi politik i oligarkut misterioz, që në Parlament shkon me karvan makinash e badigardë të shumtë
12 Gusht, 21:46
-
VIDEO/ Meta nuk i ndahet jetës 'baritore', kësaj here shtrihet mbi bar duke ngrënë boronica
12 Gusht, 21:42
-
INSTAT: Ulen lindjet për 3 mujorin e dytë të vitit 2024, rriten vdekjet! Korça me numrin më të lartë të vdekshmërisë
12 Gusht, 21:39
-
Vjosa Osmani takon ambasadorin e SHBA-së, diskutojnë për sigurinë dhe zgjedhjet e reja
12 Gusht, 21:33