Ekspozita "Këtu – apo atje, është më atje”, Flaka Haliti: Roboti është bërë me objekte nga kampet e NATO-s në Kosovë

Sapo hymë në hapësirën e ekspozitës "Këtu – apo atje, është më atje” të artistes Flaka Haliti në Galerinë Kombëtare të Arteve përballemi me pengesën e parë, një perde e tejdukshme në ngjyrë violë jo të qëndrueshme, e cila rri varur “kot” diku, “këtu apo atje”.

Kjo perde do t’u hap rrugën flamujve-banderolë, që na rrëfejnë rrugën nëpër hapësirë. Mbi to janë vizatuar linja abstrakte me spraj ngjyrë blu, që ngjajnë si fytyra dhe trupa njerëzish apo kafshës.

Po ky udhëtim në ekspozitën e parë personale të artistes nga Kosova Flaka Halitit në ambientet e Galerisë Kombëtare na fton që të ecim drejt katër pjesëve prej druri, që ngjajnë me mure betoni.

Në një intervistë për kamerën e “Report Tv” artisja Flaka Haliti na rrëfen konceptin që ka për veprat e saj të artit

Shumica e punimeve në një kontekst, në një mënyrë apo në një tjetër flasin për të hapur mundësi, perspektiva edhe metafora të reja. Kështu që “Këtu atje, apo më atje” është në një farë mënyrë që çdo punim nis që të bëjë dialog me kontekstin, vendin që janë prodhuar edhe se çfarë prodhojnë në këtë vend ku ekspozohet, siç janë perdja, muri, banderolat apo muri. Aq sa mbyllim mundësi ditor, hapin mundësi të re.

Flaka Haliti

Ajo i krahason këto mure nga format që kanë, si muret rrethuese, që dikur mbronin ndërtesat e OKB-së dhe NATO-s në Prishtinë, të cilat nuk u hoqën as pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Është interesante që t’i shikosh këto objekte në fillim para luftës, por edhe më vonë pas Pavarësisë. Shumica prej nesh nuk kemi qenë shumë të vetëdijshëm, se çfarë nënkuptojnë këto barriera në qytet edhe krijojnë një farë limiti mes vendasve edhe prezencës së ndërkombëtareve. Për mua në këtë rast ka qenë interesante kur kanë filluar që të shkruhen me spraj. Pas një kohe edhe Shtetet e bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje fëmijëve për të vizatuar në atë mur. Të gjitha estetikat për mua kanë qenë të rëndësishme për të parë se çfarë prodhojnë. Si mundet një objekt i militarizuar të dimilitarizohet krejtësisht. Që këtu fillon udhëtimi i tyre.

Flaka Haliti

Disa fytyra të gjeneruara me kompjuter mbi re vijnë për të na kujtuar lojëra të ndryshme të fëmijërisë, por edhe shpërfaqin pikëpamjen e njeriut mbi natyrën edhe institimin e tij për të shpjeguar, emëruar edhe kategorizuar çdo fenomen natyror. Për t’u shfaqur para nesh, Roboti më i veçantë, që është projektuar nga vet artistja

Roboti në këtë rast është përpunuar nga objektet që janë gjetur apo janë shitur për skrap apo materiale dytësore nga kampet militare të NATO-s në Kosovë. Kemi të bëjmë me një farë dekonstruktimi të estetikës. Roboti është mes së kaluarës edhe të ardhmen, edhe ku qëndron e tashmja sot.

Flaka Haliti

Të gjitha punët e ekspozitës së kuruar nga Leonie Radine luajnë me marrëdhënien e pushtetit mes një artisti dhe një trupi sovran, imazheve që ata krijojnë edhe spektatorit. Haliti shpjegon këndvështrimin e saj mbi pushtetin

Është seri e papërfunduar. Ka nisur që në vitin 2015, si një përgjigje ndaj një sistemi që unë kam gjetur veten. Është një farë loje, që hulumton alteregon. Është një farë përgjigjeje për të gjitha pushtetet. Në Kosovë apo në Shqipëri kur flasim për pushtet mendojmë për qeverinë, por për mua kufijtë janë në një nivel shumë më të hapur. Është pushteti që është i padukshëm, por që është prezent sot.

Flaka Haliti

Artistja Flaka Haliti ka kryer studimet për Arte të Bukura në Gjermani, ku prej disa vitesh jeton edhe punon. Ekspozita e saj do të qëndrojë hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve deri në datë 9 nëntor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë