Ekspozita ‘Ngjyrat e Dimrit’ në Galerinë e Artit në Pogradec, 20 piktorë nga bota derdhin në telajo bukuritë e qytetit

“Ngjyrat e Dimrit në Pogradec” është ekspozita me 32 piktura që bëri bashkë 20 artistë nga vende të ndryshme, pjesë e “Art Koloni 2023”, në Pogradec. Për kuratorin Saimir Ahmeti, Pogradeci është një motiv frymëzimi gjatë gjithë vitit për piktorët.

 “Pogradeci është një frymëzim jo vetëm gjatë sezonit por gjatë gjithë vitit për piktorët dhe ndaj e titulluam këtë ekspozitë “Ngjyrat e Dimrit në Pogradec për të vërtetuar se frymëzimi është gjithnjë i njëjtë. Në këtë ekspozitë janë rreth 32 vepra dhe 20 artistë të ndarë në dy grupe nga shtete si Kosova, Maqedonia. Por kemi dhe Egjiptin, Ukrainën, Rumaninë etj”- tha Saimir Ahmeti.

Linja e ngjyrave e stilit oval është një teknikave me të cilat profesori nga Prishtina Hajrush Fazliu, ka zgjedhur të prezantohet këtë vit në këtë event të përvitshëm.

 “Ajo çka e bën të veçantë këtë koloni artistike është që mbahet në fillim të një viti që do  ë jetë një viti i suksesshëm për botën e artit. E kemi për obligim të vijmë të krijojmë, të punojmë dhe të japim një kontribut të një kulture qytetërimi europian.”- tha Hajrush Fazliu.

Piktori nga Mali i Zi Musa Prelvukaj thotë se 90% e motivimit i ka ardhur nga bukuritë e qytetit.

 “Ka 4-5 vite që marr pjesë. Ndihem mirë që jam në mesin e artistëve të të gjithë gjeneratave të artistëve të shumë vendeve.  90% motivimi është Pogradeci dhe liqeni dhe pjesa tjetër është imagjinata e njeriut. Në këtë pasuri të Pogradecit besoj se dhe ne ja shtojmë një pjesë të vlerës që ka ky qytet.”- tha Musa Prelvukaj

Kolonia e piktorëve “Art Koloni” zhvillohet për të disatin vit në qytetin e Pogradecit. Ekspozita “Ngjyrat e Dimrit” do të qëndrojë e hapur për publikun për 2 javë në Galerinë e artit.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm