VLORE- Pullat postare kushtuar Nënë Terezës, të emetuara nga 118 shtete të botës, u prezantuan mbrëmjen e se merkures në një ekspozitë filatelike.

Ekspozita “Nënë Tereza, Shenjtorja që Preku Botën”, u organizua nga filatelisti Gjon Marku, i cili ka mbledhur pullat postare kushtuar Nënë Terezës nga 118 shtete.

Koleksioni është pjesë e albumit “Nënë Tereza në pullat postare të botës”, botuar në vitin 2025. Në të janë përfshirë pullat e Nënë Terezës, të renditura sipas shteteve, së bashku me të dhëna mbi filatelinë shqiptare dhe atë botërore.

“Nënë Tereza është njeriu më i emetuar në botë. Ia kalon të gjitha personaliteteve, përfshirë Papën”, tha Marku.

Albumi i Gjon Markut i paraqet emetimet sipas shteteve dhe kontinenteve, duke treguar mënyra të ndryshme se si është paraqitur Nënë Tereza në filatelinë botërore. 

Ekspozita ne Lungomare te Vlores u vizitua nga qytetare e turiste, ku e pranishme ishte dhe kryetarja e bashkise.