Ekspozita retrospektivë, 30 vite krijimtari të Besim Tulës

“Vdekja e Nënës”, një pikturë e Besim Tulës e vitit 1990 është ajo që hap ekspozitën personale të tij me rastin e 75-vjetorit të lindjes së artistit.

Nën titullin “Të Ndjesh Pamjen” (titull i huazuar nga një botim i vetë piktorit i vitit 2015 për artistët e rinj, që përmbledh vizionin e tij mbi estetikën e artit pamor), ekspozita e çelur në galerinë “FAB” sjell një përzgjedhje të veprave të Tulës dhe e kuruar nga e bija, Era Tula.

“Ekspozitën e kam menduar të hapet me ‘Vdekjen e nënës’, që sipas kritikut Gëzim Qendro ishte një nga veprat e fundit të viteve ’80-të, që shenjoi kufirin ndarës midis epokës së realizimit socialist dhe periudhës paskomuniste, një vepër ku dallohej më shumë koha që po vinte se ajo që po lihej pas”. Ekspozita do të mbyllet më pas me veprën “Vrasësit me pagesë” (2020), e cila është dhe puna e fundit që babi ekspozoi.”,- thotë Era Tula.

Ajo që është veçanërisht e fuqishme në këtë vepër, përtej shifrave tronditëse se sa kushton marrja e një jete, është vendimi i artistit për të vendosur veten në pozicionin e viktimës, për të krijuar kështu një lidhje të identifikueshme midis saj dhe publikut. Tula nënvizon idenë se viktimat nuk janë thjesht entitete abstrakte, por njerëz realë me histori, familje dhe jetë që kanë rëndësi.

“Ka qenë një autor që kam pasur gjithmonë kuriozitetin për ta parë në retrospektivë. Jam i lumtur që jemi mbledhur të gjithë bashkë, për ta kujtuar Besimin, por edhe për ta parë në shkëlqimin e tij maksimal. Është një autor që në këto 30 vite ka lënë gjurmë artistike dhe është një artist që identifikohet shumë lehtë nëpërmjet dy elementësh: shumë ngjyra dhe e dyta, gjurma bashkëkohore, që i vendoset çdo ngjarje të së përditshmes.”, - vlerëson studiuesi Ermir Hoxha.

Ekspozita paraqet 30 vitet e fundit të rrugëtimit artistik të Besim Tulës, duke i lejuar vizitorët të dëshmojnë evolucionin e artistit, jo vetëm në aspektin e subjekteve të trajtuara dhe stilit shprehës, por sidomos në kuptimin e tij, gjithnjë e më të thellë, të përvojës njerëzore.

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 janar, nuk kërkon thjesht të kremtojë veprën e Besim Tulës, por është një ftesë për t’u angazhuar me temat që përcaktuan punën e tij, me estetikën dhe pasionin e tij për ngjyrat, ato ngjyra që synonin të tërhiqnin vëmendjen e publikut për ta angazhuar më tej tek subjekti i portretizuar. Mbi të gjitha është një mundësi për të parë dhe ndjerë marrëdhënien mes veprës së artit dhe vetes sonë, si dhe për të reflektuar mbi kompleksitetin e natyrës njerëzore.

 

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

21 Janari/ Mbesa e Ziver Veizit: Disponohen prova dhe fakte të rëndësishme! E indinjuar me zvarritjen dhe pse hetimet nuk drejtohen te urdhëruesit

21 Janari/ Mbesa e Ziver Veizit: Disponohen prova dhe fakte të rëndësishme! E indinjuar me zvarritjen dhe pse hetimet nuk drejtohen te urdhëruesit