TIRANE- Duke u shfaqur edhe më i plotë, me vepra që të befason kur thotë se “nuk i kam zbërthyer dot as vetë”, Maks Velo përfundimisht është rikthyer. Nuk është ky thjesht një rikthim në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku e përzgjodhën për të çelur sezonin artistik, por është një rikthim tek shenjat e tjera piktorike që rrinin ende të fshehura brenda tij. Maks Velo i zbulon të gjitha.
Tani e pamë të shfaqet me profilin e plotë të një artisti postmodern, duke bashkuar ëndrrat e ndara në kohë nga njëra tjetra me një fill abstrakt si vetë liria e tij. “Ky album është rrugëtimi im i jetës”, -thotë piktori. Po ta vësh re si shprehet, ai e ka përmbysur idiomëm klishe “i jetës sime”, ku duket se Maks Velos i përket vetëm rrugëtimi, e jeta mbetet si një lloj përjetësie. “Është autobiografia ime me njolla, me vija, figura të kuptueshme dhe të pakuptueshme. E nuk i kam zbërthyer dot as vetë. Dhe kjo më kënaqte, misteri im i brendshëm i nxjerrë jashtë, në saj të artit”.
/Shqiptarja.com