Ekspozita/ VestAndPage
shpallet kuratori i “Onufri XXI”

Ekspozita/ VestAndPage<br />shpallet kuratori i “Onufri XXI”
TIRANE- Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “Onufri XXI” i përbërë nga Genti Gjikola, Suzana V. Kuka, Valentina Koçi, Andi Tepelena dhe Ermir Hoxha, dje kanë marrë në shqyrtim tri aplikimet e paraqitura në GKA pas thirrjes së hapur që u bë për kurator nga datat 01.04.2015 deri më datë 04.05.2015.

Aplikimet erdhën nga: Vincent W.J van Gerven Oei (Hollandë) & Hana Qena (Kosovë); VestAndPage (duo artistike): Verena Stenke (Gjermani) & Andrea Pagnes (Itali) dhe Lydia Pribisova (Republika Sllovake).

Pas votimit të fshehtë u shpall fitues i konkursit dhe kurator i edicionit të XXI të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “Onufri”, propozimi i VestAndPage, përbërë nga Verena Stenke (Gjermani) dhe Andrea Pagnes (Itali) me platformën kuratoriale: SiO2 - The Reason of Fragility, Contemporary artists facing glass.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023