Ekspozitë me punimet e grave të dënuara, ministrja Gjonaj i ‘liron’ për disa orë (FOTO)

Ekspozitë me punimet e grave të dënuara, ministrja Gjonaj i ‘liron’ për disa orë (FOTO)

Gjonaj dhe gratë e dënuara gjatë ekspozitës

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka liruar për disa orë gratë e dënuara duke i çuar në Kryeministri, ku u realizua për herë të parë një ekspozitë me punime nga vetë ato.

Sipas zyrës së shtypit, ministrja Gjonaj vendosi theksin te drejtësia sociale dhe programet rehabilituese që po implementohen.

"Drejtësia për të miturit është një nga çështjet më të ndjeshme të çdo shoqërie sot në botën moderne. Pikërisht sepse adoleshentët dhe të rinjtë përfaqësojnë më së miri lidhjen midis asaj se si është shoqëria sot dhe si do jetë ajo në të ardhmen”, ka thënë Gjonaj.

Ajo tha se institucioni i Kavajës dhe “Ali Demi” janë një arritje dhe shembull i mirë për një trajtim të individualizuar, shkollim dhe rehabilitim për të dënuarit që qëndrojnë në këto institucione dhe se drejtësia e re për të miturit është një prioritet i Ministrisë së Drejtësisë.

“Synimi ynë është që në të ardhmen të gjithë të miturit që janë në kontakt me ligjin të mos jenë pjesë e burgjeve por të trajtohen në këto institute multidisiplinore.

Pavarësisht kësaj edhe sot prioriteti ynë si për të miturit ashtu edhe për gratë të përfitojnë nëpërmjet programeve të ndryshme jo vetëm një profesion apo zanat, i cili i aftëson ato të përballin jetën pas daljes, por edhe ndërgjegjëshmëri dhe përgjegjshmëri për veprimet dhe jetën e tyre dhe që pas daljes ato të kenë jo vetëm një mundësi të dytë për të filluar një jetë të re", u shpreh Gjonaj.

Ajo theksoi se për gratë dhe të miturit do të ketë trajtim me programe punësimi apo programe të tjera të cilat janë të fokusuara drejt integrimit të tyre në shoqëri.

Sipas ministres, në të dyja institucionet janë krijuar ambiente të përshtatshme në funksion të punës rehabilituese dhe ri-integruese por edhe të artit që me ndihmën dhe të partnerëve tanë kanë arritur ta përcjellin më së miri. 

“Projekti mundësoi instalimin e ateliejesë së pirografisë brenda Institucionit “Ali Demi” dhe atij të Kavajës, e cila paraqet një tjeter mundësi potenciale për aftësimin professional dhe vetpunësim", tha Gjonaj duke vlerësuar punimet pirografike si mesazh shprese dhe besimi për një shans të dytë.

Më tej, ministrja u drejtua me disa mesazhe grave të dënuara që merrnin pjesë në çeljen e ekspozitës.

Gjithashtu, ajo i inkurajoi që të vijojnë akoma të zgjerojnë artin e tyre, duke përcjellë përmes tij të gjithë reflektimin.

Gjona falëndenderoi edhe “Caritas Albania” e cila vijon të ofrojë kontribut sa i përket shprehjes së artit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Ora 12:41
Ekspozitë e punimeve të grave të dënuara, ministrja Gjonaj i ‘liron’ për disa orë
1/10
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

    'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi