26 janar-20 shkurt, ekspozitë në Tiranë për Paolo Rossin! Rama: Një legjendë i cili i kaloi kufijtë sportivë! Sacchi: Rossi na mësoi se duhet të jemi të parët

Në tre vjetorin e ndarjes nga jeta të legjendës italianë të futbollit Paolo Rossi, u mbajt në Tiranë konferenca që lajmëron ekspozitën e ish-futbollistit, i cili në 1982 bëri ëndrrën realitet, duke fituar një Botëror që për ‘axurrët’ dukej i pamundur. Nga 26 janari deri më 20 shkurt, do të ekspozohen Këpuca dhe Topi i Artë’ i Paolo Rossi-t, si dhe një sërë sendesh personale që ai mbante në finalen e madhe të Madritit.

Për të nderuar figurën e tij, në Tiranë ishte prezent një tjetër legjendë e futbollit italian si Arrigo Sachi, trajneri që revolucionoi futbollin me Milanin.

“Është hera e dytë që vij në Shqipëri dhe kam kujtime shumë të mira. Paolo ishte një kampion që nxorri në pah cilësitë e tij më të mira. Ishte i brishtë në fillim por më tej jo më. Mendonte dy herë më shpejt se të tjerët. Njeri i jashrtëzakonshëm. Sot në Itali skuadrat më të mira bëjnë vetëm dy gjuajtje në portë, ndërsa Rossi na mësoi sesi ne duhet të ishim të parët.”- tha Sacchi.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Paolo Rossi ishte një figurë përtej kufinjve të sportit.

“Është një ekspozitë me karakter historik, sepse Paolo Russi përfaqësonte jetën. Kam patur mundësinë ta takoj personalisht dhe ai ishte një person i cili mbantë gjallë të gjithë skuadrën me shakatë e tij. Është privilegj që Tirana do mirëpresë ekspozitën e një lojtari të madh, që në vitet e errëta të Shqipërisë, ka qenë një pikë referimi i një bote që për ne ka qenë e ndaluar.”- u shpreh Rama.

Në konferencën që lajmëron ekspozitën e Paolo Rossit nuk mungoi bashkëshortja, por edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri.

“Paolo Rossi është një hero kombëtar në Itali dhe atje sot mbahet disa aktivitete për të, por unë zgjodha të jem këtu në Tiranë për të vënë theksin te marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe për të përcjellë vlerat e Rossit diku tjetër.”- u shpreh Federica Cappelletti, bashkëshortja e Paolo Rossi-t.

“Ekspozitë e jashtëzakonshme sepse na bën të kuptojmë rëndësinë e Paolo Rossi-t. Na bëri të kuptojmë se s’ka gjëra të pamundura kur shënoi tre herë kundër Brazilit. Kemi qarë për të.”- tha Fabrizio Bucci, ambasador i Italisë në Tiranë.

Në hapjen e ekspozitës, më 26 janar, do jenë sërish në Tiranë si bashkëshortja e Paolo Rossi-t, por edhe vetë Arrigo Sachi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK