Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë

Ambientet e Presidencës këtë të premte u shndërruan në një ekspozitë arti.

 “Një copëz arti” udhëtoi nga Tetova, në Tiranë, duke sjellë në Presidencë 63 punime të frymëzuara nga tradita, të artistëve të rinj të shkollës së mesme komunale të tekstilit në Tetovë.

“Fantazia juaj artistike të mos braktisë asnjëherë elementët kombëtarë dhe shpirtin artistik të shqiptarëve të derdhur ndër shekuj në veshjet tona tradicionale. Ato janë veshje të identitetit tonë kombëtar dhe kulturor, të trashëguar e pasuruar brez pas brezi”, tha Begaj.

Duke kujtuar vendimet për marrjen nga mbrojtje nga UNESCO të Xhubletës dhe “K’cimit të Tropojës”, Begaj u shpreh se puna për të promovuar trashëgiminë, duhet të vijojë.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë fort që edhe veshjet tona mijëravjeçare të trevave të tjera të shqiptarisë të shndërrohen në pasuri të të gjithë njerëzimit”, shtoi Begaj.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit

Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit