Ekspozohet krijimtaria në dekada e piktorit Naxhi Bakalli! Regjimi i shënjoi karrierën me veprën 'e ndaluar'

Ishte viti 1969 kur Naxhi Bakalli i dha jetë “Kur yjet mbushin qiellin”, veprës të konsideruar të papërshtatshme për sistemin, që shënjoi gjatë karrierën e tij duke e lënë në hije për 33 vite. Sot, krijimtarinë e shumë dekadave, artisti e ekspozon në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë nën titullin “Përherësi”. Ndihet krenar që veprat e tij tashmë shfaqen para publikut dhe e vlerëson prezencën e gjithsecilit si stimul.

“Jeni të njerëzishëm, jeni të vlertë dhe shpresoj që t’ju drejtojë ky sens edhe ndaj veprave të mia, që janë shumë të sinqerta: e thonë fjalën e vet, e kanë kompleksin e vet, por nuk kanë harruar asnjëherë kujt i takojnë. I drejtohen vendit që e dua shumë, e doni shumë... ”, - shprehet piktori. 

Ndërsa kryeministri Edi Rama e kujton atë si profesorin hijerëndë për të cilin ruan edhe sot respekt.

“Unë e mbaj mend profesorin si një personazh hijerëndë, i heshtur, mbrapa kornizës së xhamit të derës së ateliesë së tij në Liceun Artistik, ku për shkak të gjatësisë, unë shikoja përtej xhamave të dyerve dhe gjithmonë ulur tek ajo tavolina  e mësuesit që vizatonte. Dhe kur e shoh gjithmonë më kujtohet ajo kohë dhe ajo korniza e xhamit dhe gjithmonë më duket sikur kthehem në kohë dhe bëhem shumë i vogël përpara tij.”, - thotë Rama. 

Bakalli është një piktor fin, linjat e të cilit nuk kanë mbingarkesa. Vizatimet për vallet shqiptare, si ajo e Tiranës, Dropullit, Kukësit etj., janë të një karakteri lakonik. Gruaja është gjithashtu motiv i shpeshtë në tablonë e Naxhi Bakallit.  Piktori ka krijuar një stil pikturik simbolik, duke u mbështetur në artin tradicional dhe folklorik, që shërben si gurrë e pashtershme për krijuesin. Mjaft me interes janë edhe vizatimet për legjendat dhe gojëdhënat tona, si ato që paraqesin “Gjergj Elez Alinë”, “Kështjellën e Rozafës”, “Tomorri dhe Shpiragu”, “Sopoti” e të tjera.  

Naxhi Bakalli nga viti 1977 e deri sot, është autor edhe i më shumë se 50 serive pullash, të cilat janë të koleksionuara dhe janë në qarkullim në të gjithë botën. Në vitin 1980 fitoi konkursin kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut për muralen e Muzeut të Krujës, ndërsa katër vite me vonë realizon muralen kushtuar Kuvendit të Dukagjinit për Muzeun e Burrelit.

Ekspozita për Naxhi Bakallin do të qëndrojë e hapur deri më 31 dhjetor dhe vjen e kuruar nga Jetona Koçibelli.

B.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kush loboi më fort në SHBA për fitoren e Trump: Shqipëria, Serbia apo Kosova?

Spahiu: Kush loboi më fort në SHBA për fitoren e Trump: Shqipëria, Serbia apo Kosova?