Ekstradimi i ''gabuar'' i trafikantit
të emigrantëve, ngatërrohet personi

Ekstradimi i ''gabuar'' i trafikantit<br />të emigrantëve, ngatërrohet personi
Personi i cili u ekstradua në Itali me dyshimin se ishte bosi i trafikut të qënieve njerëzore nga Afrika përmes Libisë deri në Europë nuk është i shumëkërkuari.

Disa prej të njohurve të tij kanë konfirmuar se policia ka arrestuar personin e gabuar. Lajmi konfirmohet për rrjetin britanik BBC.

Prokurorët besojnë se 35 vjecari Mered Medhanie i njohur edhe si Gjenerali është personi kyç i trafikut të emigrantëve drejt Europës.

Miqtë e tij kanë deklaruar për BBC se është ngatërruar identiteti dhe se ai është i pafajshëm. Dhe sipas miqve ai quhet Mered Tesfamariam.

“Ky është një operacion shumëkombësh dhe kompleks dhe është shumë herët për të spekuluar me këto deklarata”, ka thënë një nga zëdhënësit e agjensisë kombëtare të krimit në Britani. Ndërsa sipas BBC, autoritete italiane ende besojnë se kanë arrestuar personin e duhur.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë

Krujë/ Riaktivizohet zjarri në lagjen Boje! Zjarrfikësit në vendngjarje, u gjetën 50 vatra të qëllimshme në zonë