Ekstradimi i Becchetit nga Anglia
Seanca shtyhet në Maj të 2016-ës

Ekstradimi i Becchetit nga Anglia<br />Seanca shtyhet në Maj të 2016-ës
TIRANE- Në muajin Maj të 2016 gjykata e Londrës pritet të marrë një vendim përfundimtar për ekstradimin ose jo të Francesco Becchettit. Aktualisht biznesmeni italian ndodhet në Angli së bashku me administratorin e pronave të tij Mauro De Renzis dhe janë nën masën e sigurisë detyrim paraqitje pas ndalimit të tyre në nëntor të këtij viti viti nga policia. Nëse gjykata do urdhërojë ekstradimin e tij në Shqipëri, atëherë shtetasi italian do transferohet në burgjet shqiptare, ku do gjykohet për një sërë akuzash, duke filluar nga mashtrimi me shuma të mëdha financiare, deri tek pastrimi i parave.

Garancia pasurore
Bosi i televizionit “Agonset” Francesko Bechetti ka fituar lirinë falë një garancie pasurore që ka vendosur për gjykatën. Bëhet fjalë për një shumë prej 50 mijë stërlina dhe sekuestrimin e pasaportës, gjë e cila do e pengojë shtetasin italian Becchettin që të largohet nga Anglia me qëllim fshehjes drejtësisë. Ngrirja e 50 mijë stërlinave dhe sekuestrimi i pasaportës, do të vijojë të mbetet në fuqi deri në përfundimin e plotë të gjyqit në Angli. Ndërkohë nga ana tjetër, prokuroria shqiptare i është drejtuar me një kërkesë autoriteteve angleze, ku kërkon ekstradimin e Becchettit në Shqipëri. Ky proces pritet të zgjasë, pasi periudha kur është lënë marrja e vendimit është e ndërlikuar. Një nga vështirësitë e këtij ekstradimi është fakti se autoritet shqiptare kërkojnë ekstradimin e një shtetasi italian dhe jo shqiptar dhe kjo sipas ekspertëve ndërlikon situatën. Vetë Becchetti nuk ka shfaqur dëshirën për t’u përballur me akuzat e ngritura në Shqipëri, duke i quajtur ato si akuza të ngritura qëllimisht nga politika.

Pesë muaj arratisje
Ka zgjatur vetëm 5 muaj arratia dhe show në Angli i Francesco Becchettit. Biznesmeni i njohur italian është arrestuar nga policia Britanike, pasi ndaj tij autoritet shqiptare kanë lëshuar një mandat arresti për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitimi të paligjshëm të parave”. Becchetti që prej muajit qershor është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se emri i tij është listuar në listën e Interpolit si person që kërkohet nga drejtësia shqiptare. 49-vjeçari Becchetti është ndaluar disa muaj më parë në Londër, në ekzekutim të urdhër-arrestit ndërkombëtar. Në momentin e ndalimit, Becchetti ishte me shoferin.


Gjykata e Tiranës cakton datën 20 janar për gjyqin

Gjykata e Tiranës, cakton datën 20 janar të 2016 për të zhvilluar seancën e parë gjyqësore në ngarkim të italinit Francesco Becchettit dhe 6 bashkëpunëtorëve të tij. Mësohet se gjyqtarët Shefkije Demiraj, Kreshnik Omari dhe kryesuesi Ardian Kalia kanë caktuar orën 12:30 minuta të datës 20 janar për të nisur procesin gjyqësor ndaj Becchettit. Ndërkohë në Mbretërin e Bashkuar, mësohet se gjykata i ka lënë kohë deri më 16 maj të vitit 2016 italianit Francesco Becchettit dhe administratorit të tij Maurio De Renzi për të bërë mbrojtjen e tyre. Brenda datës 16 – 20 maj, mësohet se dy të pandehurit do të kundërshtojnë kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e tyre.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion