Ekstradimi i Becchetti-t, vendimi
shtyhet për në maj të 2016-ës

Ekstradimi i Becchetti-t, vendimi<br />shtyhet për në maj të 2016-ës
Do të ekstradohet apo jo drejt Shqipërisë biznesmeni italian Francesco Bechetti, i shpallur në kërkim për mashtrim, pastrim parash, e evazion fiskal? Kjo do të vendoset në Maj të 2016 nga drejtësia Angleze.

Shqiptarja.com ka zbardhur dispozitivin e vendimit të dhënë më 7 dhjetor nga gjykata londineze, ku për të shqyrtuar pretendimet e palëve, i është dhënë 5 muaj kohë trupit gjykues, i cili në dt.16-20 maj do të dalë me një vendim.

Aktualisht biznesmeni Italian ndodhet në Angli së bashku me Administratorin e Pronave të tij, Mauro De Renzis, dhe janë nën masën e sigurisë detyrim paraqitje pas ndalimit të tyre në nëntor të këtij viti nga policia.

Prokuroria shqiptare ka mbaruar hetimet për Bechettin dhe De Renzin dhe i ka depozituar gjykatës dosjen dhe pritet që ky proces të nisë në Janar të 2016-ës.

Bechetti dhe De Renzi u shpallën në kërkim në muajin Shkurt, por prej më shumë se 10 muajsh ata u larguan nga Shqipëria për t'u fshehur në Angli ku dhe u zbuluan në Nëntor dhe u ndaluan me kërkesë të Interpol Tiranës.

Dispozitivi i gjykatës londineze ka mbërritur në prokurorinë e përgjithshme, ku autoritetet angleze njoftojnë palën shqiptare se dy shtetasit italian të pandehur në shqipëri kanë kërkuar dhe zëvëndësim mase në Angli.

Ata i janë drejtuar gjykatës me një kërkesë për heqien e detyrim paraqitje, kërkesë për të cilën do të vendoset në dt.1 shkurt nëse do të pranohet apo jo.

Fracesco Bechetti dhe De Renzis aktualisht nuk mund të lëvizin nga Londra pasi atyre u janë bllokuar dhe pasaportat deri në një vendim të dytë të gjykatës, masë kjo që lidhet me kërkesën për ekstradim drejt Shqipërisë.
francesco bechetti
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'