Ekstradimi i Izet Haxhisë, Rama: Jam jashtë kësaj çështjeje, i përket drejtësisë
Reforma në Drejtësi po vijon me implementimin në terren, teksa ka filluar tashmë pastrimi i gjykatave dhe prokurorive nga punonjësit e korruptuar, ndërsa pritet të vijojë me policinë e shtetit dhe politikanët.
Reforma në Drejtësi po vijon me implementimin në terren, teksa ka filluar tashmë pastrimi i gjykatave dhe prokurorive nga punonjësit e korruptuar, ndërsa pritet të vijojë me policinë e shtetit dhe politikanët.
Mes debateve të shumta për këtë reformë dhe mënyrën sesi po aplikohet, gjatë ditës së djeshme ka mbërritur në Tiranë ish badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, i ekstraduar nga Turqia, me kërkesë të autoriteteve shqiptare.
Haxhia ka edhe një luftë të hapur akuzash me ish kryeministrin Sali Berisha, të cilin e akuzuar për përfshirje në krime që kanë mbetur të pazbardhura në vendn tonë.
Vetë Sali Berisha u kundërpërgjigj sot dhe tha se Haxhia është një kriminel i vendosur në krah të Ramës dhe që punon për interesa të tij, gjë që kryeministri e mohoi plotësisht.
Kryeministri Rama ka qenë i ftuar në Top Show ku ka folur për ekstradimin e Izet Haxhisë.
“Çfarë mund të them unë për këtë rast. Na del që unë jam e gjithë e keqja e këtij vendi edhe në rastin e Izet Haxhisë, ndërsa Sali Berisha, një njeri që populli e largoi nga puna me një milionë shuplaka, rezulton të jetë një njeri i pastër qelibar”, deklaroi Rama.
Kryeministri mohoi të ketë ndikuar te Erdogan për ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, ndërsa shtoi se është tërësisht jashtë kësaj çështjeje, që tashmë i takon drejtësisë.
“Eshtë tërësisht qesharake për t’u menduar që unë mund të investohem për të sjellë në Shqipëri një person, që nuk e shoh që prej vitit 1992. Për fat të mirë që nuk ka qenë badigardi im. Unë jam tërësisht jashtë kësaj çështjeje, pasi i përket drejtësisë. Ai person, nëse ka diçka për të vërtetuar, le ta bëjë, ndërsa nëse i ka pasur vetëm fjalë, të heshtë”, u shpreh Rama.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
-
Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh
22 Dhjetor, 11:20
-
AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok
22 Dhjetor, 08:41
-
Mbyllja e TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik
22 Dhjetor, 07:58
-
Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente! 2 adoleshentët s'kishin llogari tek ne! Rama: E duan 90% e prindërve
22 Dhjetor, 06:59
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
21 Dhjetor, 19:10
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor, 13:11