Ekstradimi i Seitit,Vasili:Ambasadorë
e bëtë Kryeministrin memec

Ekstradimi i Seitit,Vasili:Ambasadorë<br />e bëtë Kryeministrin memec<br>
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” për rastin e ekstradimit të Nazer Seitit. Vasili shkruan se kryeministri Edi Rama është bërë memec dhe nuk flet për krimin shtetëror të ekstradimit të Nazer Seitajt në Itali.

Më tej shkruan se ambasadorët nga qejfi ose nga halli duhet të reagojnë për të sqaruar, po nuk folën atëherë kryeministri nuk flet.

Statusi i plotë:

Kryeministri yne eshte bere memec dhe nuk flet per krimin shteteror te ekstradimit te Nazer Seitajt. Nuk ka "faj" kryeministri se ai vetem kater fjale di "a e degjuat SHBA dhe BE?!".

Ndaj ambasadoret nga qejfi ose nga halli..., duhet ta thone ndonje llaf, jo per te na sqaruar ne, se e kemi te qarte dhe do ti shkojme deri ne fund krimit shteteror.

Por per kryeministrin e kane detyrim keta ambasadoret,se po nuk folen ata,ai nuk flet, dhe me nje fjale kryeministrin na e lane memec.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike